Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bujar Nishani sulmon Ramën për shkrirjen e Ministrisë së Integrimit: në Ukrainë u derdh gjak për të mbrojtur…

by te Sheshi
10/09/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Nishani-Rama: historia e përplasjes mes tyre dhe si kreu i shtetit po i bën shërbimin e fundit PD-së

Bujar Nishani, mandati i të cilit si President përfundoi më 24 Korrik, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama lidhur me vendimin për të shkrirë Ministrinë e Integrimit dhe bashkimin e saj me atë të Jashtme.  Nishani, përmes një komenti në rrjetet sociale, shkruan se ky vendim i kryeministrit është politik dhe më shokuesi i këtyre viteve post-diktaturë.

“Në Ukrainën e largët u derdh shumë gjak rrugëve të Kievit për të mbrojtur orientimin drejt destinacionit evropian të shumicës dërrmuese të popullit atje.

Unë besoj shumë se elita e vendit tim, ajo e para nuk do ta pranojë këtë goditje të rëndë mbi kurrrizin e kërrusur e ashtu të lënduar të popullit të vet.

Në Ministrinë e Jashtme edhe ashtu si sot ka shumë departamente e drejtori. Deri për Oqeaninë dhe bashkëpunimin në Detin e Zi. Janë të nevojshme dhe duhet të punojnë shumë.

Por Integrimi Evropian nuk është thjesht i nevojshëm. Ai është jetesa për sot, nesër e për gjithmonë e shqiptarëve.

Aty është kultura, historia, ekonomia, infrastruktura, e drejta, prona, edukimi, trashëgimia dhe emri ynë. Askush nuk do mundet dot të na i zerojë ato. Kurrë”, shkruan Nishani.

Komenti i ish-presidentit, Bujar Nishani

Sot u dekretua Qeveria e re. Një vendim drastik i gabuar dhe që mbart mbi vete një dyshim të madh mbi politikën e jashtme të Shqipërisë në nivelin strategjik, e përshkoj këtë event të rëndësishëm politik për vendin, shkrirjen e Ministrisë së Integrimit Evropian.

Ne jemi një vend i vogël, një demokraci e re, i dalë nga sistemi më i përçudnuar totalitar. Nuk jemi një aktor kyç në politikën globale por sëbashku me hapësirën mbarëshqiptare në rajon jemi faktori kryesor i stabilitetit dhe ekuilibrave për të.

Ndaj dhe orientimi apo angazhimi në politikën e jashtme nuk le shumë vend për dilema. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte investimi më madhor i shqiptarëve që pas përmbysjes së rregjimit totalitar komunist.

Ishte konfirmimi i një orientimi të konsoliduar euro-atlantik dhe trans-atlantik i kombit shqiptar. Ishte angazhimi ” de facto” i shtetit dhe shoqërisë shqiptare në mekanizmin më të arrirë dhe serioz të sigurisë kolektive por dhe individuale për Shqipërinë.

Pas asaj Shqipëria kishte një sfidë madhore strategjike. Integrimin deri në anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë këtyre dy dekadave të fundit janë bërë përpjekje të jashtëzakonshme, janë konsumuar energji të pamata, janë hartuar dhe implementuar dokumente, strategji, projekte, platforma, janë donuar qindra milion euro dhe fituar eksperienca të shumta.

Janë shkolluar, trajnuar, specializuar dhe maturuar mijëra kapacitete njerëzore. Por mbi të gjitha është krijuar perceptimi pozitiv dhe pritshmëria shpresëdhënëse e një shoqërie të tërë për arritjen e një realiteti jetese edhe për në Shqipëri si ai i vendeve të BE. Ndaj gjithë këtij rrugëtimi, papritur dhe me një lehtësi latente ngrihet një mur i gurtë, i zi pis. Vendimi politik më shokuesi i këtyre viteve post-diktaturë.

Shkrirja e Ministrisë së Integrimit, pa dyshim është një vendim politik, që kërkon të demonstrojë një pozicion politik, që provokon një drejtim të ri, që synon një karshillëk qesharak. Dikush mund të thotë se u kalua tek Ministria e Punëve të Jashtme, madje dhe emërtimi i saj u ndryshua duke shtuar atë “Për Evropën” etj. Kjo e emrit është thjesht një gafë nga padija por asgjë përmbajtësore. Shqipëria është vend i Evropës.

Ne jemi pjesë e këtij kontinenti. Ne nuk kemi nevojë për një Ministri për Evropën” (për Diasporën, po), por kemi nevojë për një mekanizëm të lartë kushtetues dhe autonom (në kuptimin operacional) për proçesin e Integrimit Evropian. Qeveria duhet të çelte me Preambul programin e Qeverisë për votbesimin se : “Shqipëria nuk ka alternativë tjetër përveç Integrimit Evropian”. Proçesi nuk është anëtarësim por ai mbetet jetik për të sotmen dhe të ardhmen e shqiptarëve. Situata politike brenda BE është e sfiduar përsa i përket hapave të zgjerimit por që Qeveria Shqiptare të eksplodoj nervozizëm naiv , kjo është e pafalshme.

Në Ukrainën e largët u derdh shumë gjak rrugëve të Kievit për të mbrojtur orientimin drejt destinacionit evropian të shumicës dërrmuese të popullit atje. Unë besoj shumë se elita e vendit tim, ajo e para nuk do ta pranojë këtë goditje të rëndë mbi kurrrizin e kërrusur e ashtu të lënduar të popullit të vet. Në Ministrinë e Jashtme edhe ashtu si sot ka shumë departamente e drejtori. Deri për Oqeaninë dhe bashkëpunimin në Detin e Zi. Janë të nevojshme dhe duhet të punojnë shumë. Por Integrimi Evropian nuk është thjesht i nevojshëm. Ai është jetesa për sot, nesër e për gjithmonë e shqiptarëve. Aty është kultura, historia, ekonomia, infrastruktura, e drejta, prona, edukimi, trashëgimia dhe emri ynë. Askush nuk do mundet dot të na i zerojë ato. Kurrë. /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Tensionet në mbledhjen e grupit të PD-së: ja ç’ndodhi për 40 minuta ku Basha thotë një gjysmë “Po”-je kompromisi

Ish-deputetja e PD-së, akuza Bashës: sqaro skenarin për votat pro Ruçit…

Prapaskenat me Enis Bardhin, pse pranoi ftesën e Maqedonisë dhe bisedat me De Biazin

Prapaskenat me Enis Bardhin, pse pranoi ftesën e Maqedonisë dhe bisedat me De Biazin

“Skënderbeu i mbuluar”, Arben Ramkaj nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: pse heroi ynë nuk duhet të na përçajë, aq më pak fetarisht

“Skënderbeu i mbuluar”, Arben Ramkaj nga Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar: pse heroi ynë nuk duhet të na përçajë, aq më pak fetarisht

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni