Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bujar Nishani: krimi shqiptar është shndërruar në mafie, të goditen pasuritë…

by te Sheshi
08/10/2017
in Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Pesëvjeçari i dyzuar i Bujar Nishanit: i urtë me Berishën dhe Metën, i egër me Ramën

Ish-presidenti Bujar Nishani përmes një komenti në rrjetet sociale shkruan se përplasja e policisë me bandat në Elbasan dy javë më parë është shenja e qartë se krimi shqiptar ka pësuar “metamorfozë” dhe është shndërruar në një mafia të mirëfilltë, e cila nëse nuk luftohet do ta damkosë Shqipërinë si vendin ku zotërojnë klanet, paligjshmëria, armët dhe droga. Sipas Nishanit, shumë eksponentë po tentojnë ta fshehin luftën e hapur që u zhvillua në Elbasan.

“Krimi i rëndë i Elbasanit, në vend që të nxirret më shumë në dritën e diellit, që ti jepet shans drejtësisë të bëhet, po merr investim të madh që të fshihet dhe harrohet. Tentativa agresive e shumë operatorëve për ta transferuar ngjarjen nga sulmi mafioz ndaj shtetit në betejën mes grupeve kriminale është po ashtu investim i Mafias. Në Elbasan natën e 18 shtatorit nuk pati luftë midis bandave. Jo. Për fat atë e panë të filmuar të gjithë shqiptarët. Atë natë banda e Elbasanit ju vërsul me mjet të blinduar policisë. Ajo nuk guxoi të reagojë. Kaq e thjeshtë ishte ajo që ndodhi, por shumë e thellë dhe komplikuar arsyeja dhe pasoja e saj”, shkruan Nishani.

Sipas tij, mafia nuk është instaluar vetëm në Elbasan, pasi edhe në qytete të tjera të vendit ka grupe të forta, të denja për të mbajtur “titullin” e mafiozit.

“Banda e Elbasanit nuk është e vetmja që ka arritur formën e lartë të organizimit kriminal, atë mafioz. Banda të tilla kemi parë në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër etj. Ky ishte dhe dështimi më i madh i shtetit. Shqipëria nuk mund të lejohet të kthehet përfundimisht në vendin ku anëtarët e klaneve mafioze të kapardisen rrugëve, restoranteve, kafeneve të qyteteve tona. Me armë në brez të gjobisin çdo bisnes dhe trafikojnë çdo vajzë që piketojnë. Të kryejmë ekzekutime dhe përvetësojnë pasuritë publike. Jo !”, vijon më tej Nishani.

Komenti i ish-presidentit Bujar Nishani

Beteja me Mafien nuk mund të ketë kthim pas.

Sulmi agresiv i bandës së Elbasanit mbi policinë konfirmoj faktin e dhimbshëm se krimi i organizuar në Shqipëri ka arritur formën më të lartë të organizimit, Mafien. Në historinë botërore të këtij organizimi konfirmohen të njëjtat karakteristika. Pasuri miliardëshe nga trafiku i drogës, korruptimi i policisë, lidhjet me nivelet e larta politike përmes mbështetjes elektorale, marrja e aseteve dhe pasurive publike dhe kulmon me agresionin arrogant ndaj vetë shtetit. Në Shqipëri trafiku i drogës mori përmasat e bisnesit miliardësh gjatë dy viteve të fundit. Në 2016-2017 sasia e parave të përfituara nga kjo veprimtari kriminale e kalonte buxhetin vjetor të shtetit. Në vënde të tilla si Kolumbia, Meksika apo të tjera të Amerikës së Jugut të cilat kanë qenë dhe epiqendra botërore të trafikut të drogës ky bisnes kriminal kapte miliarda por jo tē tejkalonte buxhetin e vetë shtetit. Rasti ynë duket më i dhimbshëm.

Një nga trafikantët më të mëdhenj në Meksikë, Amado Carrillo Fuente, mori pseudonimin “Zoti i Qiejve” për shkak të transportit të drogës me avionë të mëdhenj. Në Shqipëri transporti i drogës me avionë u bë një fenomen masiv dhe përgjegjësit për luftën ndaj tyre talleshin “live” me shqiptarët duke ju treguar kaçatorrët që dezinfektonin mushkonjat.

Për Joauqin “El Chapo” Guzman kryetrafikant në Meksikë, tregohen shumë histori që ndihmonte të varfrit, apo paguante faturën e të gjithë personave që ndodheshin në restorantin ku ai hante. Në Shqipëri shëtitja e deputetëve nën shoqërinë e gangsterrëve gjatë fushatës elektorale, market më market duke paguar listat e gjata të borxheve të qytetarëve zëvendësoj pothuajse totalisht takimet elektorale me qytetarët ku të paraqiteshin apo diskutoheshin programet qeverisëse.

Pablo Escobar në Kolumbi pasi korruptoj pa fund policë, prokurorë e politikanë, pasi provoj edhe vetë për një kohë të shkurtër karrrierën politike vendosi ti sulej me tank dhe blind stacioneve të policisë.

Në Elbasan mafia e drogës ju vërsul me makinë të blinduar forcave të policisë gjatë ushtrimit të detyrës prej tyre.

Krimi i rëndë i Elbasanit në vend që të nxirret më shumë në dritën e diellit që ti jepet shanc drejtësisë të bëhet po merr investim të madh që të fshihet dhe harrohet. Tentativa agresive e shumë operatorëve për ta transferuar ngjarjen nga sulmi mafioz ndaj shtetit në betejën mes grupeve kriminale është po ashtu investim i Mafias. Në Elbasan natën e 18 shtatorit nuk pati luftë midis bandave. Jo. Për fat atë e panë të filmuar të gjithë shqiptarët. Atë natë banda e Elbasanit ju vërsul me mjet të blinduar policisë. Ajo nuk guxoj të reagoj. Kaq e thjeshtë ishte ajo që ndodhi por shumë e thellë dhe komplikuar arsyeja dhe pasoja e saj.

Banda e Elbasanit nuk është e vetmja që ka arritur formën e lartë të organizimit kriminal, atë mafioz. Banda të tilla kemi parë në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër etj. Ky ishte dhe dështimi më i madh i shtetit. Shqipëria nuk mund të lejohet të kthehet përfundimisht në vendin ku anëtarët e klaneve mafioze të kapardisen rrugëve, restoranteve, kafeneve të qyteteve tona. Me armë në brez të gjobisin çdo bisnes dhe trafikojnë çdo vajzë që piketojnë. Të kryejmë egzekutime dhe përvetësojnë pasuritë publike. Jo ! Shqipëria duhet të jetë vendi i turistëve që mengjezi i gjen në Valbonë e mbrëmja në Llogara.

E hëna në Berat dhe fundjava në bregun e Jonit. Ku shqiptarët e thjeshtë dhe jo mafia, të bëjnë bisnes me bukuritë që ofron Thethi e Boga, Voskopoja e Kelmendi, Tomorri dhe Butrinti. Shqipëria nuk mund të kthehet në hambarin e drogave drejt Evropës por në mundësinë e fermerëve që eksportojnë gjithë vitin. Këto janë plotësisht të mbërritshme. Por që të ndodhin duhet mundur mafia. Beteja me të tani është betejë që nuk mund të ketë kthim pas. Ajo nis e mbaron tek pasuritë e paligjshme të saj. Tek paratë e pista që lehtësisht sekuestrohen. Veç duhet vullnet politik që të bëhet ajo. Nëse nuk bëhet kjo atëhere nuk ka luftë kundër Mafies. Kush do ta ofrojë këtë vullnet politik, kush do godasë pasuritë e vëna përmes krimit dhe që vihen në shërbim të krimit do mund ta bëjë këtë betejë dhe do ta fitojë atë. /tesheshi.com/

Related Posts

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës
Bota & Rajoni

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?
Diplomaci

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…
Shëndet & Gatim

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025
Next Post
Qentë endacakë sulmojnë kalimtarët në Prishtinë (Video)

Qentë endacakë sulmojnë kalimtarët në Prishtinë (Video)

Një gazetar akuzon znj. Topalli për presion, publikon bisedën mes tyre

Topalli kalon fundjavën në fshat, ja çfarë poston në rrjet (foto)

Kim Jong-un i jep më shumë pushtet të motrës: zëvendëson hallën si anëtare e…

Kim Jong-un i jep më shumë pushtet të motrës: zëvendëson hallën si anëtare e…

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni