Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Ç’zjarr djeg më shumë, ai i përditshmi i qeverisjes makute, apo ai që e ndezi flakë bunkerin?

by te Sheshi
09/12/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Ç’zjarr djeg më shumë, ai i përditshmi i qeverisjes makute, apo ai që e ndezi flakë bunkerin?

Protesta e djeshme e opozitës i çoi në fund njerëzit te oborri i Ministrisë së Brendshme, ku arti kiç i kësaj qeverie dhe i shtetarëve të saj të ngrefosur ka patur si kulm të vetin një bunker të shëmtuar. Zemërata e të vuajturve, e të nëpërkëmburve, e të pakompensuarve, e të tallurve, e të grabiturve, e të burgosurve për një faturë, e të flakurve në rrugë nga kasta e re e punëdhënësve dhe e punëzënësve, i vuri flakën këtij bunkeri. E ndezi zjarr përmes duarve të atyre që i sheh në të tilla akte kudo ku ka protesta, te ne apo jashtë, aty ku qytetërimi i sotëm lulëzon apo lëngon.

Përqeshësit e zjarrvënësve të bunkerit duhet të sjellin në mendje 21 janarin, me rreshtat e para të të vënëve para kryeministrisë që ishin të njëjtët njerëz, të veshur keq, të pakollarisur, të ardhur nga periferia, të pashkolluar, të drobitur mendërisht e fizikisht. Vënësit në lojë të protestës së opozitës duhet të kujtojnë makinat e djegura po atë 21 janar, kryeqytetin e terrorizuar që një javë më herët, shkatërrimin e shurrosjen që lanë si shenjë “rilindasit” e rinj. Para se të nënqeshin me ironi duhet të kujtojnë se baballarët e tyre zbritën me opinga nga mali në ‘44-ën, për t’u vënë fshesën të kamurve të Tiranës dhe për t’u rehatuar në banesat e tyre të grabitura.

Dërrmimit moral të protestës opozitare i ndihu një dorë shkruesish që u erdhi zogu në dorë. Bunkeri në zjarr qe dhurata më e mirë për ta, qe litari ku ata u kapën dhe një herë tjetër në kacavjerrjet e tyre të pafundme. Për parime na i shitën dhe kësaj radhe inatet dhe interesat e tyre personale ata që mungesa e parimeve i çon sa majtas aq edhe djathtas, në kërkim të pushtetlëpirjes së re, në kërkim të shitjes së re të opinionbërjes.

E ç’dëm bënë ato flakë që e mbështollën bunkerin krahasuar me zjarrin që u ka ndezur nën këmbë qeverisja njerëzve?!

A mund të vihen në një peshore një bunker në zjarr dhe një Shqipëri në zjarr, edhe pse flakët e këtij të fundit nuk shihen por djegin pa fund?

A mund të ketë ngjashmëri mes inatnxjerrjes përmes djegies së një bunkeri e ca xhamave të thyer dhe zullumit e batërdisë së qeverisjes?

Ç’zjarr bën dëm më shumë, ai i bunkerit, apo ai i qeverisjes nëpërmjet palmave, ekspozitave të kryeministrit, pemëve të ndriçuara të fundvitit, përmes futjes së duarve në xhepat e qytetarëve sa herë që pushteti, e jo shteti, mbetet keq për para?

Ç’tym nxin më shumë, ai që dilte prej frëngjisë së bunkerit, apo ai që del prej frëngjive të godinave të “rilindjes”, ku mendjendriturve “rilindas” u mjaftuan veç dy vite për t’u dalë boja?

Që njerëzve të mos u humbasë shpresa, që qesëndia e kryeministrit të mos shpërfaqet me ecjen në këmbë hijerëndë bulevardit, e që makutët e qeverisjes së sotme të kujtojnë se ora e keqe do trokasë dhe për ta, më mirë një bunker në flakë se një zjarr që na djeg përditë e pa e kuptuar! /tesheshi.com/          

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Talibanët sulmojnë aeroportin e Kandaharit

Përqafimi mes policit dhe kalit duke ngordhur, fotografia që preku rrjetin

Mbyten 11 refugjatë të tjerë në brigjet e Egjeut, mes tyre pesë fëmijë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni