Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Brunilda Basha, arkitektja që penelon në vargje: ju tregoj ç’ka thënë Plutarku para meje…

by te Sheshi
21/09/2018
in Intervista, Kryesore, Kulturë
Reading Time: 6 mins read
A A
Brunilda Basha, arkitektja që penelon në vargje: ju tregoj ç’ka thënë Plutarku para meje…
12
SHARES

Shkëlqe,

si yjet që vetëtijnë në mes të errësirës me re,

Luaj melodinë e zemrës, nën tingujt e Heshtjes

Shkëlqe! Ndriço…! Përqafoje suksesin dhe motivo! E kur ta kesh përqafuar totalisht, mos harro Dhuruesin e suksesit. Motivimi dhe inspirimi janë elemente që shoqërojnë Jetën.”Një ekspozitë për Jetën!” u quajt dhe ngjarja që kurorëzoi rrugëtimin e arkitektes poete drejt artit dhe letërsisë.

Intervistoi: Nada Dosti

Sepse për Jetën flet dhe libri i Brunës. “Flet për lumturinë, dhe lumturi do të thotë të njohësh Krijuesin…edhe pse lumturia nuk shkruhet e as flitet. Ajo thjesht jetohet!”  – shprehet redaktorja Oriola Sula gjatë ceremonisë së promovimit të librit “Pikturë e shkronjëzuar”. Promovimi u shoqërua edhe me një ekspozitë në ambientet e Tirana International Hotel, me mbështetjen e Shoqatës Kulturore “Gruaja”.

Brunilda Basha, ka nisur të shkruaj që në moshë të re: “Rruga ime drejt krijimtarisë letrare e ka zanafillën që në shkollë të mesme. Asokohe çdo vit mbaheshin olimpiadat midis medreseve ku edhe fitoja çmime të para.” shprehet ajo.

Studimet universitare për arkitekturë si dhe Masterin në “Restaurimin dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Arkitekturore”, i ka kryer në Kuala Lumpur. Më vonë u shpërngul në Stamboll ku edhe ka nisur studimet e doktoraturës në fushën e Historisë  dhe Teorisë së Arkitekturës.

Brunilda ka vite që punon si arkitekte në studio të ndryshme ndërkombëtare në Malajzi dhe në Shqipëri. Përveç kësaj, aktivizimin dhe kontributin vullnetar nuk e ka braktisur asnjëherë, që prej kohës së  medresesë së Tiranës. Pavarësisht projekteve arkitekturore, studimeve dhe angazhimeve familjare- nënë e dy vajzave të vogla- ajo jep kontributin e saj si opinioniste dhe me artikuj për revistën Familja apo portale të ndryshme.

Si besimtare praktikante gjithmonë ka synuar të ndërthurë Islamin me pasionin e saj për artin dhe me profesionin e saj si arkitekte.  “Duke qenë arkitekte, ajo i përdor mjetet e gjuhës si të ishte art grafik apo si pikturë!” shprehet Jolanda Lila për të.

“E veçanta që karakterizon poezinë e Brunës, është se ndryshe nga trendi i përgjithshëm ku vërehet një ndarje e poezisë ekzistenciale me në qendër njeriun dhe revoltën e tij dhe ato fetare dhe spirituale me qendër Zotin dhe fenë në përgjithësi; Bruna arrinë të bëjë një shkrirje mes të dyjave duke përcjellur në fund një mesazh që të dhuron qetësi përkundër ankthit dhe demoralizimit”  shpjegon Lisiana Demiraj, artiste dhe autore.

Ndiqni bisedën me të mbi pasionin e saj për poezinë, arkitekturën dhe planet e saj për të ardhmen.

Brunilda, sa i rëndësishëm është arti në jetën tënde  dhe cili është raporti yt me të?

Në fakt nëse i referohemi edhe historisë do kuptojmë se arti ka qenë i pranishëm sa vetë jeta. E bukura që na rrethon është krijim i Zotit. Raporti estetik që gjendet në çdo qenie dëshmon përkryeshmërinë e Tij. Pra vetë jeta është art. Tek gjithsecili prej nesh flen një artist, thjesht dikush shprehet me krijime letrare, dikush nëpërmjet arteve pamore dhe të tjerë nëpërmjet gjinive të tjera të artit.  

Për mua, falë edhe profesionit tim, arti është i pranishëm kudo. Te puna e përditshme si arkitekte, punimet me fotot që shkrep cdo ditë, pikturat, dhuratat që mund të bëj, edukimi dhe ushqimi për artin tek vajzat, mënyra si i shoh detajet që më rrethojnë, etj.

A ke ndonjë artiste apo artist prej të cilit frymëzohesh e motivohesh dhe që ka shërbyer si shembull për ty?

Duke u marrë për mëse 11 vite me arkitekturën, kam qenë në kontakt me punën e arkitektëve dhe artistëve të ndryshëm. Ata si direkt apo indirekt kanë ndikuar në formimin dhe botëkuptimin tim mbi të bukurën, estetikën, artin dhe arkitekturën. Kam disa të preferuar; Hadid-in për guximin femëror, Mies-in për minimalizmin dhe Arkitekt Sinanin për devotshmërinë. Ndërsa sa i përket ndërthurjes së letërsisë me pikturat, ndoshta mund të kenë ndikuar leximet mbi Salvadore Dali, Pikason apo Mikelanxhelon. Peter Gould-i gjithashtu ka patur mjaft ndikim në gjithë ecurinë time artistike. E kam ndjekur që në fillimet e mia  dhe është një artist mjaft frymëzues i cili e përdor artin dhe teknologjinë për të sjellë risi të cilat të kujtojnë Zotin dhe i shërbejnë komunitetit.

Cli është  vizioni që të ka shoqëruar gjatë rrugëtimit tënd deri në këtë fazë të jetës tëndë. Ose thënë ndryshe, deri tek libri yt i parë..?

Jep nga vetja sadopak nga çfarë të ka dhënë Zoti duke mos menduar nëse do të kthehet mbrapsht. Nxënësi i dijes më tepër sesa të grumbullojë diploma apo tituj duhet të ketë një mision të fortë. Duhet ta çlirojë vetveten për të ëndërruar, frymëzuar e ndërtuar. Duhet të ngrihet mbi çdo pengesë dhe të përçojë mesazhin që dëshiron. Cdo gjë e bërë me zemër arrin të prekë zemrat.

Libri dhe ekspozita: Si ndërthuren të dyja bashkë?

Piktura është një poezi e heshtur, ndërsa poezia një pikturë që flet. Këtë e ka thënë Plutarku para meje. Ndjenjat flasin në shumë gjuhë, ndonjëherë dy gjuhë njëkohësisht siç ndodhi me poezitë e mia. Çdo poezi ishte e shprehur dhe grafikisht në pikturë ose foto.

Grafika e librit ishte ide e juaja? Poezitë, fotot?

Po, po. Jam munduar që libri të flasë vetë edhe grafikisht. Një stil modern, minimalist (ashtu siç edhe e preferoj në punimet arkitekturore). Poezitë janë vendosur në anësore të faqes, herë në mes, herë më në fund për të shprehur dhe konceptin e frymëzimit poetik: Vargje që shkruhen brenda një çasti të papërcaktuar të një dite. Libri është i ndarë në 7 kapituj(tematika) ku secila ka 1 pikturë përkatëse edhe brenda librit.

Si e sheh veten? Brunilda piktore që shkruan apo poete që pikturon?

(Buzëqesh) Unë jam Arkitekte, dhe i qëndroj besnike profesionit tim parësor. Kam 6 vite që e ushtroj çdo ditë këtë profesion. Letërsia është një dhunti dhe pasion i imi i kthyer tashmë në një mënyrë jetese. Shkrimi më shoqëron në metro, rrugë, shtëpi, udhëtime e kudo. Pikturën e kam provuar për herë të parë në vit të dytë të shkollës së lartë. Kështu, mësova të gjitha llojet e teknikave dhe ndonjëherë pikturoja për kënaqësi, ose kur doja të bëja ndonjë dhuratë të personalizuar. Derisa një ditë eksplorova digital painting. Peter Gould e përdor goxha atë, dhe unë u ndjeva mjaft komode me këtë lloj të pikturuari duke qenë se puna ime lidhet shumë me kompjuterin. Ndaj mund të them se edhe piktura tashmë ka zënë një vend të rëndësishëm në aktivitetin tim të përditshëm.

Ku dëshiron ta shohësh veten pas përfundimit të doktoraturës, pra pak a shumë këtu e 5 vite më vonë?

Besoj fuqishëm se më e rëndësishme se çdo arritje është të ruhet qëllimi i pastër i çdo përpjekje të vogël që ne japim. Gjithsesi  veten e shoh në kërkim të mundësive të reja ashtu siç gjithmonë kam bërë. Me një studion tonën (bashkë me bashkshortin)profesionale, me shumë mundësi me një ekspozitë tjetër, jo më 3 orëshe  por disa ditëshe e cila do shpalosë një aspekt shumë ndryshe të artit(është akoma në fazën e planifikimit). Si dhe një objektiv për të cilin po punoj është kontributi im nesër në aspektin akademik. Sa i përket jetës personale lus Zotin të jemi jo vetëm pas 5 vitesh por gjithmonë një familje e cila mirëpret sfidat e jetës krahëhapur duke dhënë maksimumin si grua, nënë, dhe një shoqe e mirë.

Kam përshtypje se shumë lexues, apo pjesmarrës në ceremonin e promovimit dhe ekspozitës të kanë bërë pyetjen e famshme: a do të ketë një libër të dytë dhe kur?

Do ketë derisa të ketë elemente të cilat më frymëzojnë (lexo:derisa ka frymë) për të shkruar. Nuk e kërkoj me ngulm. Koha është treguesi më i mirë për çdo hap. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Next Post
Shullazi “rikthehet” në politikë: opozita i druhet lirimit të tij

Shullazi “rikthehet” në politikë: opozita i druhet lirimit të tij

Vietnami komunist në zi: vdekja ia merr shokun Tran Dai, presidentin e vendit

Vietnami komunist në zi: vdekja ia merr shokun Tran Dai, presidentin e vendit

Usain Bolt: si mund të jesh më i shpejti dhe në hapësirë (video)

Usain Bolt: si mund të jesh më i shpejti dhe në hapësirë (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni