Brukseli u ka vënë notën mëtë lartë zgjedhjeve të së dielës, ku “dele e zezë” e tyre kanë rezultuar vetëm serbët.
Në një dalje për mediat në Prishtinë, misioni vëzhgues i BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë ka vlerësuar se gjithë procesi i zgjedhor në nivel vendi ka qenë i administruar mirë, transparent dhe demokratik. Por në gjykimin e tyre, kjo nuk ndodhi me votuesin serb.
“Zgjedhjet e parlamentare ishin mirë të administruara dhe transparente. Misioni vëzhgues e ka vlerësuar pozitivisht procesin e votimit, fushata ishte e gjallë. Por në trevat ku jetojnë serbët u cenuan dhe frikësuan ata që nuk ishin me Listën Serbe. Procesi për serbët e Kosovës nuk i përmbushi standardet ndërkombëtare. Dita e zgjedhjeve ishte e rregullt e qetë, vlerësimi i gjithmbarshëm ishte pozitiv. KQZ pati transparencë të procesit, ky ishte tipari kyç i KQZ-së”, tha kryesuesja e misionit europian, Viola von Cramon-Taubadel.
Kujtojmë se standarti kosovar i zgjedhjeve të fundit pati një impakt dhe në Shqipëri, ku zëra publikë shprehën pezmin se pse nuk mundet dot që këtej kufirit të ketë të tilla pa probleme, me numërim të shpejtë të votës, e në fund me pranim rezultati nga humbësit. /tesheshi.com/