Bashkimi Evropian ka thënë se mbrojtja e një procesi zgjedhor të lirë, të drejtë dhe transparent është thelbësor për çdo demokraci dhe se kjo është në zemër të marrëdhënieve të Bashkimit me Turqinë.
Deklarata nga Brukseli u bë pasi Komisioni Zgjedhor i Turqisë vendosi anullimin e zgjedhjeve në Stamboll dhe urdhëroi përsëritjen e tyre.
“Arsyetimi për këtë vendim me pasoja të gjera, solli një kontekst shumë të politizuar, ndaj sqarimi duhet të bëhet pa vonesë”, thuhet në deklaratë.
Qëndrimi u shpreh nga dyshja Hahn-Mogherini, dhe u postua në faqen e internetit të Delegacionit të BE në Turqi.
Aty gjithashtu theksohet se BE pret që autoritetet turke të thërrasin vëzhgues ndërkombëtarë për të ndjekur zgjedhjet e përsëritura. /tesheshi.com/