Më 4 dhe 6 mars, viziton Tiranën shefja e politikës së jashtme Federica Mogherini. Kjo do jetë vizita e parë e saj në kryeqytetin shqiptar që pas marrjes së detyrës së lartë në krye të diplomacisë europiane.
Ende nuk janë dhënë detajet e vizitës, axhenda e saj, por pritet që në qendër të jetë reforma për drejtësi, e cila siç po duket, po ka një2 vëmendje të madhe ndërkombëtare.
Ardhja e Mogherinit do të paraprihet nga një vizitë e numrit një të diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati në Bruksel në 16 shkurt, ku mësohet se do të ketë takime me vetë Mogherinin dhe me Komisionerin për Zgjerim, Johannes Hahn. /tesheshi.com/