Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar në Bruksel presidentin e ri të sapozgjedhur të PE-së, Antonio Tajani.
Në një postim në rrjetet sociale, së bashku me foton-dëshmi të takimit, Basha bën të ditur se Tajani i ka shprehur përkushtimin e tij për të mbështetur Shqipërinë.
“Në Asamblenë Politike të EPP-së në Bruksel, mirëpritëm dhe përgëzuam Presidentin e ri të Parlamentit Europian, Antonio Tajani, i cili u zgjodh me propozim të grupit të EPP-së në Parlamentit Europian”, shkruan kreu demokrat.
Sipas asaj që shkruan Basha, presidenti Tajani i ka dhënë një ndihmë të madhe Shqipërisë si zëvendës-president dhe komisioner i Komisionit Europian. “Ai më shprehu përkushtimin e tij për ta mbështetur Shqipërinë edhe nga kjo detyrë e re”, përfundon Basha. /tesheshi.com/