Veç pak kohë pasi parlamenti britanik miratoi kryerjen e sulmeve ajrore, avionët luftarakë të Britanisë kanë kryer fluturime mbi Siri dhe kanë goditur objektiva të ISIS-it.
Ashtu siç raportoi BBC-ja, bombardimet patën në shenjë një fushë naftëmbajtëse në lindje të Sirisë, e që gjendet nën kontrollin e ISIS-it.
Kryeministri britanik kaloi dje në parlament një mocion që autorizonte sulmet mbi Siri, me 397 vota në favor, e 223 kundër.
David Cameron u mbështet në iniciativën e tij dhe nga një numër parlamentarësh laburistë, që në kundërshtim me udhëheqësin e tyre, Jeremy Corbyn, votuan në favor të lejimit të operacioneve ajrore mbi Siri.
Sulmet ajrore britanike mbi Siri e bashkojnë Britaninë me SHBA-të, Francën dhe Rusinë në mësymjen e tyre mbi ISIS-in në territorin sirian. /tesheshi.com/