Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result
Te Sheshi
No Result
View All Result
Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Brizida Gjikondi, ish-zyrtarja e lartë e LSI-së: Përse u largova nga Meta dhe përse refuzova Ramën

by te Sheshi
20/09/2015
in Intervista, Kryesore
Reading Time: 8 mins read
A A
Brizida Gjikondi, ish-zyrtarja e lartë e LSI-së: Përse u largova nga Meta dhe përse refuzova Ramën
209
SHARES

Nga Luljeta Progni

Për disa vite me rradhë, ajo ishte mjaft aktive në rradhët e LSI-së. Mbante postin e Sekretares Organizative, por një ditë nuk u pa më aty. Heshturazi dhe pa u ndjerë, bëri një divorc, jo vështirë për t`u nuhatur se përse, nëse kihet parasysh karakteri i saj, kumtet përvuajtëse dhe morale që përcjell në publik si person aktiv në rrjetet sociale.

Në këtë intervistë, ajo bukur ruan  një fare elegancë, siç i takon një femre, një grua me formim qytetar dhe intelektual të shëndetshëm, gjatë përcjelljes së arsyeve se përse u largua nga “vatha politike” e Ilir Metës dhe se përse nuk pranoi të futej në atë të Edi Ramës

Znj. Gjikondi, nisur nga qëndrimet që ju mbani në rrjetet sociale duket se jeni ndarë përfundimisht me politikën. E vërtetë?

Po, jam shkëputur nga politikbërja prej janarit 2009

Ju ishit në pozita të forta drejtuese në LSI, pse e morët këtë vendim?

Kur diçka nuk funksionon, shkëputesh…Kur diçka nuk funksionon largohesh.,..

Çfarë nuk funksionoi, raporti juaj me dyshen Meta-Kryemadhi?

Funksiononim ndryshe. Në perceptimin, analizën, rrugëzgjidhjet dhe qëllimet.

Ndryshuan qëllimet për të cilat ishte themeluar kjo parti?

Ndoshta nuk ndryshuan, të tilla do kenë qënë që në fillim, por unë kisha besuar atë që dukej, ose me interesonte të besoja. Dhe ky ishte problemi dhe pasojat e mia.

Cili ishte ai moment kur ju u qartësuat për realitetin dhe çfarë mosmarrëveshjesh ju detyruan të largoheshit nga një parti ku ishin sekretare organizative dhe me mbështetje të fortë të kryetarit Meta?

Vendimi im nuk erdhi papritur, ishin një seri situatash që më bënë të kuptoj dhe pastaj të vendos.  Gjërat nuk ishin si dukeshin dhe që unë nuk mund të vazhdoja më atë rrugëtim të nisur me përkushtim dhe idealizëm sipas mënyrës që unë funksionoj.

Mund të na rrëfeni ndonjë prej tyre, pra prej këtyre situatave…?

Nuk mendoj se ka interes për situata politike të një partie përpara 7 viteve, por di të them që intrigat, klanet, shkopinjtë nën rrota, si i themi ne shqiptarët, bënë që mos vazhdoja atë rrugëtim.  Kjo pasi nuk ndjehesha e motivuar dhe, çfarë do karriere ose çmimi do arrija, do binte ndesh me formimin tim, dhe s`do më shijonte aspak.

Sidoqoftë, për lexuesin është me interes që ju të rrëfeni situata të tilla që ju kanë detyruar të tërhiqeni nga një aktivizim aq intensive në politike, në Lëvizjen Socialiste për Integrim?

Mosmarëveshja e fundit ka qënë në 11 Janar 2009, ku në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, pata një përplasje me Ilir Metën. Përplasje që nuk ish parimore nga ana e tij, por fryt i lojrave jo të ndershme që luheshin mbas krahëve. Prej kohësh e kisha menduar largimin, po aty, atë ditë, vendosa përfundimisht.

Për hir të së vërtetës, përplasjet ishin të shpeshta për të gjithë dhe nuk ishin dramatike në pikëpamjen e mbijetesës dhe vazhdimësisë, por kur krijohet një klimë që të paralajmeron se zhbërja e vlerave personale është çmimi që do paguash, ndaj i bie të zgjedhësh: ose të rrish e të durosh, ose të ikësh. Unë ika.

Zonja Gjikondi, jemi duke folur për njërin prej tre politikanëve më me peshë në politikën shqiptare dhe do të jetë me shumë interes për lexuesit më shumë detaje rreth kësaj situate e cila flet sipas jush, për mungesë parimesh nga ana e Metës?

Ai ka parimet e tij, unë kam të miat. Kanë apo nuk kanë parime figurat publike, koha do ta gjykojë dhe jo unë.

Jemi në moment kur Meta po akuzohet për korrupsion, është fjala për akuzat që i vijnë nga media dhe opozita për lidhje me një aferë korruptive të CEZ… por edhe të tjera akuza të mëparshmje e aktuale..?

Unë në profesion jam avokate dhe nuk do ishte normale të flisja në bazë emocionesh dhe jo faktesh. Por mendoj se asgjë nuk më çudit. Unë jetoj në këtë vend dhe kam bindjen që politika dhe influenca e saj është përzier keqas me korrupsionin, bizneset dhe monopolet e pandershme.

E keni vetëm mendim apo diçka më shumë, pra jeni ndeshur me fakte e argument që ju kanë bindur?

Përgjate periudhës që unë kam qenë pjesë e asaj force politike, 2005-2008 (pasi në janar të 2009 u largova), LSI nuk kishte pushtet, përkundrazi, ishte në luftë me të dy forcat PS dhe PD që bënin rotacion pushtetesh.

Pavarësisht përfundimeve të mia, një nga betejat e LSI-së që parimisht dhe moralisht mendoj se ka qënë e drejtë, ishte angazhimi i saj deri dhe me organizimin e grevës së urisë së deputetëve të saj, modeste në numër, protestë që ishte kundër ndryshmeve kushtetuese. Ndryshime të cilat u shndërruan dhe në inkubator të kriminalizimit të Parlamentit shqiptar.

Këto ndryshime të datuara në 21 Prill 2008 përcaktuan listat e mbyllura dhe centralizimin e emërimeve të deputeteve në dorë të kryetarëve të partive politike.

E vërtetë është se listat e mbyllura kundër të cilave protestoi LSI ndikuan ndjeshëm në këtë situatë ku jemi sot kur në Kuvendin e Shqipërisë konstatohet se ka deputetë me të shkuar kriminale. Sidoqoftë, LSI në këto gjashtë vite të qeverisjes nuk ka qënë aq e pastër, kryetari i saj është akuzuar më shumë se një herë madje për akuza mjaft të rënda për korrupsion ..?

Nuk them që arsyet e kreut të LSI-së asokohe ishin puritane, unë them që vendimarrja e kryesisë në atë moment ishte e duhura. Për më tepër që sistemi zgjedhor që u arrit me marrëveshjen harmonike të PS-së dhe PD-së në atë kohe nxirrte jashtë loje forcat si LSI dhe minimizonte votat e saj.

Sa për performancën e Ilir Metës në këto 7 vite, minimalisht konfirmuan gjykimin dhe veprimin tim për t`u larguar nga LSI.

A votuat ju zonja Gjikondi më 23 qershor? Partia ku kishit aderuar la qeverisjen me PD-në dhe iu bashkua asaj me PS-në edhe pse shumë akuza ishin shkëmbyer mes palëve…?

Unë politikën e kam njohur nga brenda dhe nuk me falet të jem naive as ëndërrimtare. Megjithatë nuk mund të barazoj PS-në me PD-në. Cilësisht janë ndryshe.

Unë në thelb, në formim dhe trashëgimi jam e majtë, por pavaresisht kësaj premise, mendoj me objektivitet se të këqiat që i ka sjellë Shqipërisë drejtimi i Berishës kanë qënë fatale. Megjithatë aleanca e Ilir Metës me të ishte e pamoralshme dhe dëshmi se në çfarë imoraliteti shkon epshi për pushtet nga të dyja palët.

Por të njëjtën aleance Meta e bëri me Ramën…?

Imoraliteti vazhdon dhe kur përpjestimi është i zhdrejtë mes moralit dhe pushtetit dhe pasojat janë dramatike. Personalisht, mendoj se qeveria Rama po vuan nga mosbesimi që kanë shqiptarët ndaj saj, nga kompleksimi ndaj fenomeneve dhe skandaleve të të keqes. Goditjet e saj janë drejtuar ndaj shtresës së mesme dhe të varfër. Kjo klishe imorale do ketë pasoja për Ramën. Të gjitha denoncimet, me emër dhe mbiemër, me zë dhe figurë që Rama bënte si opozitar, tani i ka në prehër ose në xhep

Dukeni kaq e zhgënjeyr zonja Gjikondi nga ish-lideri juaj Meta, por edhe nga aleati i tij Rama. Aktualisht, jemi në një situatë kur akuza të forta i adresohen politikës për lidhje me krimin dhe penetrim të krimit deri në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. I besoni ju këto akuza që i adresohen Ramës e Metës?

Unë nuk jam e zhgënjyer, s`më paskeni kuptuar. Unë thjesht i kam njohur…

Zonja Gjikondi, nuk duket se përvoja juaj është një inkurajim për angazhimin e grave në politikë?

Varet për çfarë grash dhe politikë po flasim. Unë mendoj se gratë duhet të jenë pjesë kurajoze dhe vendimmarrëse në Shqipëri, e kurrsesi jastëk zbukurimi siç janë aktualisht, sa për sy e faqe.

Jeni duke folur për ato dhe për këtë politikë që ne kemi në Shqipëri, sa e lehtë është për një grua të bëjë karrierë në politikën shqiptare…?

Është e vështirë, shumë e vështirë. Gënjen kush thotë të kundërtën. Karriera nuk është e lidhur me vlerat personale, por me interesat, humorin, dhe vlerësimin sipas karakterit personal të liderit të partisë respektive.

Edhe kur nuk është parti e centralizuar, ose nominative, varet nga klani ku kjo grua bën pjesë dhe, kur nuk bën pjesë në klan, varet si i ka marrëdhëniet personale me liderin ose familjarët e tij të preferuar.

Flasim për përvojën tuja. Monika Kryemadhi bashkëshortja e Ilir Metës, mendohet të ketë një peshë specifike në vendimarrjen e LSI-së. Cili ishte roli i saj në këtë parti kur ju ishit pjesë e strukturave të saj?

Me aq sa kam kuptuar unë, znj. Kryemadhi krijon infrastruktura për të lehtësuar pushtetet e Metës; si shumë gra të lidërve ballkanik bëjnë në hije ose jo, por s`mund të them se ajo luan skemat përfundimtare të shahut në tavolinën e pushteteve të Metës.

Megjithëse ishit mjaft aktive në LSI, u larguat pa bujë e zhurmë në media…?

Zgjodha te iki heshturazi, pasi mendoj që edhe në heshtje jepen arsyet dhe mesazhet e duhura. Klima politike në vend është e ngarkuar me fyerje, ofendime, pastaj pajtime, përqafime, koalicione etj. Unë nuk i çmoj.

Të tjerë persona që janë larguar nga LSI, janë strehuar tek Edi Rama, ishte koha kur Rama Meta ishin kundërshtarë. A patet ju një ftesë nga Edi Rama për t`iu bashkuar PS-së?

Po. E pata një ftesë, për hir të së vërtetës. Por me shijon më shume liria dhe vlerat e saj reale, se sa kufizimi i saj qoftë dhe në emër të një force politike. Si i thonë, dy herë nuk të falet i njëjti gabim, se tregon që e kërkon vetë telashin.

Druheshit se do të linit peng lirinë për një karrierë në PS?

Jo peng, por do më modifikohej jeta dhe ekzistenca ime, do bëja kompromise përtej vetes, do heshtja kur do doja të ulërisja dhe shikoj se edhe Rama sbën përjashtim nga liderët e tjerë sa i përket lirisë. Kurrë nuk kam dëgjuar që një grua në politikën shqiptare të dalë dhe të kundërshtojë me argumenta dhe dinjitet burrat që kanë mbi krye të partive. Kjo pasi ekzistenca e tyre është e lidhur pikërisht me interesat, dëshirat e tekat e këtyre burrave. Ndaj, që në këtë moment ti je e kompleksuar, e shtirur, pasi i ke hyrë asaj valleje e si del dot. Emërimi në listat e kryetarit, ta shëmton karakterin.

Megjithatë nëse e përmbledh në pak fjalë, çfarë do të thoshit sot për Ilir Metën?

Unë nuk gjykoj askënd, pasi secili gjykohet nga jeta që bën, rrugët që ndjek dhe qëllimin që kërkon të arrijë. Meta është njeri instiktiv, pragmatist, tipare që mund të të zgjidhin probleme momentale, por nuk të shmangin nga përballja finale.

Zonja Gjikondi, ju po flisni për një situatë depresive në Shqipëri, por njëherësh mungon tërësisht reagimi i shoqërisë civile. Ndërkohë që vendi po përballet me fenomene aq negative sa janë angazhuar të gjithë ndërkombëtarët për t’i zgjidhur…?

Mendoj se nuk ka shoqëri civile në Shqipëri; ka persona civilë, të vetëdijshëm, të përgjegjshëm, atdhetarë. Shoqëria Civile ose pseudo shoqëria civile, po kalon të njëjtën krizë vlerash që kalon dhe shoqëria, familja, shteti dhe politika shqiptare. Një agoni e madhe vlerash morale.  Për mua në shumë raste shoqëria civile, ajo e ligjëruara them (pasi më shumë vlerësoj organizimet sporadike të qytetarëve), është fryt i skemave fitimprurëse për qëllime personale të krerëve të saj.  Por këto janë fenomene të njohura, pasi mjafton të shikosh se në çfarë stadi është Shqipëria sot dhe çdo koment është i tepërt. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?
Europa

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri
Kryesore

Ideja e panjohur e një shteti hebre në Shqipëri

19/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Next Post
Ndaloni përhapjen e kancerit në trup nëpërmjet kësaj pije ‘magjike’

Ndaloni përhapjen e kancerit në trup nëpërmjet kësaj pije ‘magjike’

Kroacia i shpall “luftë” Hungarisë: do ju detyrojmë të pranoni refugjatët

Kroacia i shpall “luftë” Hungarisë: do ju detyrojmë të pranoni refugjatët

Mustafa, opozitës: asocacionin e miratuat edhe ju në vitin 2013, nuk ka kthim pas

Mustafa, opozitës: asocacionin e miratuat edhe ju në vitin 2013, nuk ka kthim pas

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.