Irani mori mbështetje diplomatike nga vendet e tjera të BRICS në një takim në Rio de Janeiro të dielën, ku ky bllok gjeopolitik dënoi sulmet e fundit ajrore izraelite dhe amerikane ndaj objekteve ushtarake, bërthamore dhe të tjera.
“Ne dënojmë sulmet ushtarake ndaj Iranit që nga 13 qershori 2025, të cilat përbëjnë një shkelje të ligjit ndërkombëtar”, thanë udhëheqësit në një deklaratë nga samiti, pa përmendur Shtetet e Bashkuara ose Izraelin.
Blloku gjithashtu u bëri thirrje negociatorëve të arrijnë një armëpushim të shpejtë dhe të pakushtëzuar për t’i dhënë fund luftës 22-mujore në Gaza.
“Ne u bëjmë thirrje palëve të angazhohen me mirëbesim në negociata të mëtejshme për të arritur një armëpushim të menjëhershëm, të përhershëm dhe pa kushte, si dhe një tërheqje të plotë të forcave izraelite nga Rripi i Gazës”, tha blloku përpara takimit të negociatorëve në Doha.
Çfarë është BRICS?
BRICS është një organizatë ndërqeveritare e përbërë nga dhjetë vende – Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut, Egjipti, Etiopia, Indonezia, Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Përveç tyre, Irani u bashkua në vitin 2023. Mediat raportuan në atë kohë se Irani “në politikën e tij për të gjetur strehim në organizatat ndërkombëtare të dominuara nga Kina dhe Rusia, arriti anëtarësim të plotë në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait në korrik 2022 dhe në të njëjtën kohë aspiroi të bashkohej me grupin BRICS.
Pas një ftese zyrtare, Irani njoftoi pranimin e tij në BRICS më 24 gusht 2023 dhe anëtarësimi zyrtar filloi më 1 janar 2024″, thanë ata.
BRICS është një përpjekje për të krijuar një sistem shumëpolar dhe Irani është një aleat i Kubës, Venezuelës, Amerikës Latine dhe vendeve afrikane, si dhe Kinës dhe Rusisë. Me Pekinin dhe Moskën, Irani mban lidhje të rëndësishme dhe i forcon ato përmes bashkëpunimit. Përveç Iranit, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti u bënë anëtarë të BRICS.