Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Breshëri arrin në 350 gram kokra, fshatarët vënë duart në kokë nga dëmet

by te Sheshi
20/05/2015
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Breshëri arrin në 350 gram kokra, fshatarët vënë duart në kokë nga dëmet

Nga Mark Brunga

Luhatjet e motit këto ditë, janë shoqëruar me rreshje shirash kapriçiozë që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi, sidomos në prodhimet e pritshme bujqësore të stinës. Shirat e konvertuara papritur në breshër në masat ajrore kanë bërë dëme të shumta në disa zona të vendit. Më shumë janë konstatuar dëme nga breshëri në fshatin Mollas të Elbasanit, ku breshëri ka shqyer pjesët sipërfaqësore të plasmasit të serave sikur mbi to të ishte bërë ndonjë mitralim dhe ka dëmtuar prodhimin kryesisht të domateve në to.

E veçantë është se kokrrat e breshërit kanë pasur madhësi që rrallë haset. Një fermer të cilit i qe dëmtuar prodhimi, deklaroi se kishte peshuar një kokërr breshëri dhe se pesha e kësaj kokrre gjigante ishte rreth 350 gram. Një madhësi e frikëshme sa që po të rastiste që  t`i binte në kokë ndonjë demi, mund ta linte shakull në vend.

Njoftimet bëjnë me dije se breshëri  ka shkaktuar dëme të mëdha në disa zona të Elbasanit, por fshati më i dëmtuar është Selita në komunën Mollas. Në këtë fshat ka rënë edhe kokrra më e madhe e breshërit duke shkaktuar jo vetëm dëmtimin e dhjetra hektarë sera, pemtore dhe vreshta, por edhe dëmtimin e automjeteve.

fermere qe u jane demtuar prodhimet

Banorët shprehen se nuk ishte parë një breshër aq i madh në 20 vitet e fundit dhe pasojat për ta kanë qenë katastrofike. Ata shprehen me shumë dhimbje se kanë humbur gjithçka si pasojë e breshërit dhe dëmet llogariten në miliona lekë.

Shumë prej tyre kanë marrë kredi deri në 10 milionë të vjetra dhe kërkojnë së paku lehtësira nga shteti në likuidimin e tyre duke u shtyrë afatet e likuidimit, për pasojat e mëdha ekonomike  që u janë shkaktuar. Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në zonën e Dumresë ku janë shkatërruar të mbjella dhe pemtari.

Shumë të dëmtuara janë edhe sipërfaqet me vreshtari  kur dihet se është tashmë faza delikate e lidhjes së kokrrave të cialt janë dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme.

vlocisht ujrat vershojne pas bresherit

E njëjta skenë është përsëritur edhe në disa zona të Korçës. Sasia e breshërit të rënë dukej si shtresë dëbore. Pas breshërit ka filluar vërshimi i ujrave duke përmbytur fushat e mbjellam ku bimësia është rrënuar nga breshëri. Banorët thanë se ka qënë një breshër i pazakontë ai ka shkatuar dëme të konsiderueshme në të mbjellat në shumë fshatra të fushës Korçës.

Sipërfaqe të tëra të kultivuara me produkte nga më të ndryshmet kanë pësuar dëmtime duke bërë që shumë familje fermere brenda pak minutash të humbasin gjithçka që do të merrnin nga puna e tyre e një viti. Në fshatin Vloçisht të rrethit të Devollit breshëri ka kaluar në mbi 10 cm trashësi.

prodhimi i demtuar

Fermerët tregojnë se prej vitesh nuk kishin parë një breshër me përmasa të tilla, ndërsa kanë pohuar se kulturat e tyre bujqësore duke nisur nga gruri, fasulja, patatja, qepa, e deri tek pemëtaria dhe vreshtat, u shkatërruan ndërsa kanë apeluar për ndihmë pasi të vetmet të ardhura të tyre ishin mbështetur tek bujqësia. Njoftimet nga terreni bëjnë me dije se rreshjet e dendura të shiut përgjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar edhe përmbytjen e qindra hektarëve dhe disa banesave.

Pamje pas reshjeev

Nga vërshimi në banesa dhe haure bagëtish kanë ndodhur edhe ngordhje të bagëtive të imta. Shumë fshatarë kanë deklaruar se  breshëri ka qënë fatal për jetën e tyre, pasi ata këto toka i kishin marrë me qera. Duke u nisur nga këto fatkeqësi natyrore, rezulton sipas të dhënave të para, se dhjetra  familje në qarkun e Korçës do të përballen me  probleme të mëdha pas dëmtimeve të kulturave të tyre bujqësore nga breshëri.

Breshëri i pazakontë ka përfshirë edhe shumë fshatra në rrethin e Korçës si Vashtëmi, Vloçisht, Symiz etj. Kjo pritet të ndikojë edhe në blegtori, pasi shumë prej kulturave që përdoren si ushqim për bagëtinë janë dëmtuar gjithashtu. Deri tani, duke vlerësuar me shumë fushatën elektorale që ka startuar para hapjes zyrtare, asnjë Drejtori Bujqësore në Qarqet përkatëse nuk është prononcuar zyrtarisht për të dhënë shifrat zyrtare të dëmeve të shkaktuara. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Shqiptarët e burgosur të Kumanovës,  familjarët protestojnë ndaj qeverisë së Kosovës: “Të lirohen djemtë tanë!”

Shqiptarët e burgosur të Kumanovës, familjarët protestojnë ndaj qeverisë së Kosovës: “Të lirohen djemtë tanë!”

Stërvitja e Bajernit për pak sa të shndërrohet ring boksi: kapen Levandovski dhe Boateng

Serbët rrënojnë shtëpinë e shqiptarit pa e pyetur fare, rrahin dhe policin

Serbët rrënojnë shtëpinë e shqiptarit pa e pyetur fare, rrahin dhe policin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni