Braziliani Ramires Santos do Nascimento, ish-lojtari anglez i Chelsea, ka bërë të ditur se i ka dhënë fund karrierës së tij futbollistike.
“Kam vendosur t’i jap fund karrierës sime futbollistike. Dua të falënderoj bashkëlojtarët e mi, trajnerët me të cilët kam punuar, klubet ku kam luajtur dhe kombëtaren e Brazilit. Faleminderit futbollit për gjithçka“, ka shkruar Ramires në rrjetet sociale.
Mesfushori 35-vjeçar, i cili luajti për Cruzeiro në vendin e tij dhe Benfica në Portugali, nënshkroi me Chelsea në vitin 2010 për 22 milionë euro.
Në vitin 2016, Ramires u transferua në Jiangsu Suning të Kinës për një tarifë transferimi prej 28 milionë eurosh dhe së fundmi luajti për Palmeiras të Brazilit.
Ramires fitoi titullin e Premier League angleze, FA Cup, League Cup, UEFA Champions League dhe Europa League me Chelsean. Ai regjistroi 51 ndeshje për kombëtaren braziliane dhe shënoi katër gola. /tesheshi.com/