Mallkimi në këtë botëror për Argjentinën ngjante se do ta ndiqte dhe Brazilin në ndeshjen e sotme ndaj Kosta Rikës.
90 minutat e lojës kanë qenë një përpjekje e mundimshme e sulmit brazilian për të mposhtur portierin e Realit të Madridit, Keylor Navas.
Si për ta shtuar tragjizmin e një tjetër barazimi në horizont pas atij ndaj Zvicrës, një 11-metërsh i dhënë për Brazilin anulohet pasi përmes VAR-it shihet se Neymar ka simuluar.
Dielli lind për brazilianët në minutat shtesë të lojës, mes tentativave të dëshpëruara. Coutinho shënon më në fund, në minutën e 91-të. Neymar i çon shifrat në 2-0 në të 97-n minutë.
Brazili merr përkohësisht kryesimin e grupit E, me 4 pikë, në pritje të ndeshjes së kësaj mbrëmjeje, mes Serbisë dhe Zvicrës. Kosta Rika mbetet ndërkaq në kuotën e 0 pikëve. /tesheshi.com/