Gazetari i skupeve në Maqedoni, Zoran Bozhinovski ka dhënë disa detaje mbi mekanizmin e sajimit të provave të montuara mbi rastin “Monstra”.
Bozhinovski thekson se e gjithë akuza e prokurorisë është e montuar që në themel, madje dëshmitari i rremë ka pranuar që të tregojë të gjithë mekanizmin mashtrues.
Bozhinovski thekson madje se masakra nuk ka ndodhur fare në ligjenin e Smilkovës ku u sollën trupat, por në liqenin e Zhelezarës.
Bozhinovski bën fajtor për të gjithë këtë mekanizëm ish-kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, ndërsa thekson se shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm janë të pafajshëm. /tesheshi.com/