Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Botërori i pritshëm, Katari në hartën turistike të botës

Vendi arab, në një boom vizitueshmërie para eventit të madh futbollistik

by te Sheshi
10/08/2022
in Sport, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Botërori i pritshëm, Katari në hartën turistike të botës

Sektori i turizmit në Katar ka përjetuar një bum të madh vitet e fundit, duke arritur ritme të dukshme rritjeje, si në aspektin e numrit të vizitorëve, ashtu edhe në progresin dhe zhvillimin e infrastrukturës dhe menaxhimit të sektorit të turizmit, duke ccuar drejt diversifikimit ekonomik në vend.

Statistikat e fundit, të publikuara nga Byroja e Planifikimit dhe Statistikave të Katarit, treguan se numri i vizitorëve në Katar gjatë muajit qershor arriti në më shumë se 145,600, duke shënuar një rritje prej 499,5 për qind, krahasuar me 24,200 vizitorë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Të dhënat tregojnë se vizitorët nga shtetet e Gjirit janë në krye, me shifra që arrijnë në 59,620 vizitorë. Më pas pasuan vendet aziatike dhe Oqeania, me rreth 33,790 vizitorë, ndërsa përqindja e vizitorëve nga vendet e tjera arabe arriti në rreth 10,000, dhe nga kontinenti evropian rreth 24,500.

Destinacion turistik

Saeed al-Hajri, drejtor i agjencisë turistike, shpjegon se rritja e numrit të vizitorëve në shtetin e Katarit është për faktin se Doha është kthyer në një nga destinacionet turistike më të famshme dhe me rritjen më të shpejtë. Doha krenohet me një infrastrukturë të shkëlqyer turistike, një sistem hotelerie me marka ndërkombëtare, muze të ndryshëm dhe tregje tradicionale dhe moderne, si dhe një infrastrukturë të shkëlqyer transporti. Ka gjithashtu një aeroport modern që renditet i pari në Lindjen e Mesme dhe një linjë ajrore me pesë yje.

Al-Hajri thotë se numri në rritje i turistëve në shtetin e Katarit është ndikuar kryesisht nga afrimi i datës së Kupës së Botës. Katari është kthyer në një destinacion që turistët nga e gjithë bota duan të vizitojnë për të mësuar më shumë për vendin, pavarësisht nëse është një vizitë aktuale apo gjatë Kupës së Botës.

Ai shtoi se organizimi i Kupës së Botës është një mundësi që jepet një herë në jetë, pasi Katari do të presë turistë nga e gjithë bota. Ai beson se zyrtarët në sektorin e turizmit duhet të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të punojnë më tej për ta bërë Katarin një nga destinacionet turistike të njohura në Lindjen e Mesme dhe në botë.

Turizmi në Katar kohët e fundit është bërë një industri në rritje që ka arritur të luajë një rol efektiv në arritjen e diversifikimit ekonomik në një kohë të shkurtër, duke kontribuar në produktin e brendshëm bruto dhe duke krijuar mundësi të mëdha investimi, sipas Al-Hajri.

Turizmi i Katarit po adopton një qasje të shumëanshme me synimin për të ndërtuar një sektor jetik dhe të qëndrueshëm turistik, për të mundësuar tërheqjen e gjashtë milionë vizitorëve në vit deri në vitin 2030 dhe për të forcuar pozicionin si një destinacion turistik prestigjioz.

Objektet turistike

Nga ana tjetër, ekonomisti Abdullah al-Khater beson se ka shumë faktorë që kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të numrit të vizitorëve, para së gjithash aftësia e Katarit për të kontrolluar pandeminë e koronavirusit, rikthimi i jetës në normalitet, sigurimi i të gjitha përmbajtjeve që janë tërheqëse për turistët, si dhe bazat për investime në fusha të ndryshme të ekonomisë.

Fakti që Katari do të presë Kupën e Botës pas disa muajsh do të luajë një rol të madh në rritjen e numrit të turistëve në atë vend, veçanërisht në kuadër të fushatave promovuese-turistike lidhur me këtë ngjarje të madhe sportive që e pret e gjithë bota.

Vendi i spikatur i Katarit në skenën botërore në fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe të sigurisë e ka bërë vendin një kryeqytet të paqes dhe një destinacion turistik global, veçanërisht në dritën e stabilitetit që po përjeton rajoni në krahasim me luftën ruso-ukrainase, shtoi ai.

Al-Khater pret që numri i vizitorëve dhe turistëve në Katar të dyfishohet me afrimin e Kupës së Botës, ngjarja më e rëndësishme e futbollit në botë. Ai theksoi megjithatë se sfida më e madhe për sektorin e turizmit në periudhën e ardhshme do të jetë puna për të përshpejtuar transformimin e Katarit në një destinacion rajonal dhe global që tërheq turistët.

Qatar Tourism (QT), organi i ri qeverisës për turizmin që u krijua në 2021 për të zëvendësuar Këshillin Kombëtar të Turizmit të Katarit, po punon për të vendosur bashkëpunimin me partnerët në sektorin publik dhe privat për të zbatuar strategjinë e tij kombëtare për sektorin e turizmit, i cili funksionon për të përmirësuar eksperiencën e vizitorëve, shumëllojshmërinë e produkteve dhe ofertave turistike vendase, përmirësimin e aktiviteteve promovuese dhe rritjen e mundësive për pjesëmarrjen e sektorit privat në investimet në turizëm.

Fushat më domethënëse të hapura për investime në turizëm në Katar përfshijnë shërbimet e ngjarjeve të biznesit dhe kulturore, shërbimet e safarit në shkretëtirë, ofertën gastronomike, shëndetin, aktivitetet e kohës së lirë, argëtimin, sportin, rekreacionin, organizimin e turneut, akomodimin turistik dhe shërbimet e transportit.

QT e sheh Kupën e Botës FIFA 2022 si një ndalesë të rëndësishme dhe kyçe në rrugën drejt arritjes së zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit, sepse në bashkëpunim me partnerët e saj fokusohet në përmirësimin e përvojës së vizitorëve në përgjithësi, dhe veçanërisht në përmirësimin e përvojës së tifozëve, nëpërmjet zhvillimit të sektorit të mikpritjes dhe krijimit të zgjidhjeve jotradicionale të akomodimit për pritjen e audiencës në Kupën e Botës, si përvoja e qëndrimit në akomodim lundrues, në bashkëpunim me Komitetin e Lartë të Projekteve dhe Trashëgimisë dhe Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit. /tesheshi.com/

Related Posts

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?
Bota & Rajoni

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë
Ekonomi

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Next Post
Përdhunim apo…? Ç’i ndodhi një amerikaneje pranë Notre-Dame

Përdhunim apo…? Ç’i ndodhi një amerikaneje pranë Notre-Dame

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Pastori kosovar që “s’beson” në Zot

Misteri i katër muslimanëve të vrarë në New Mexico

Arrestim për vrasjet e katër muslimanëve në New Mexico

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni