Një elefant shtatzënë vdiq në Indi pasi hëngri një ananas të mbushur me fishekzjarre …
Ky është një lajm që tronditi dhe e bëri të gjithë botën të qajë, dhe një hetim është hapur në Indi – një zëdhënës i policisë lokale thotë se fermerët lokalë shpesh vendosin fishekzjarre në ushqime dhe bimë në buzë të fushave të tyre për të larguar derrat e egër …
Elefanti, me lëndime të rënda, u gjet duke qëndruar në ujë, më 27 maj, në një pyll në Kerala.
Thuhet se elefanti ka ardhur i uritur, duke kërkuar ushqim. Dhe kur u plagos, nga dhimbja, pas shpërthimit në gojë, ajo filloi të vraponte nëpër fshat, nuk lëndoi askënd dhe nuk rrëzoi asgjë, thotë pylltari Mohan Krishnan, i cili ishte anëtar i ekipit që u përpoq ta shpëtonte dhe publikoi rastin në Facebook.
Ajo vdiq ashtu, duke qëndruar në lumë … së bashku me foshnjën që ishte në të.
Bota është në gjendje shoku. Eshtë një krim që ka lënë shumë në lot.
Drejtësia për një qenie të pafajshme po kërkohet në internet, dhe shumë artistë janë duke i thënë lamtumirë elefantit dhe foshnjës së saj në rrjetet sociale …/tesheshi.com/