Dimri ka trokitur dhe kjo është parë më së miri ditën e sotme në mjaft qytete, e veçanërisht në Prishtinë, e cila është gdhirë e zbardhur nga dëbora.
Pamjet e mëposhtme tregojnë qytetin në bardhësi, siç ndodh shpesh të duket në dimër. Me të vërtetë shumë e bukur bora e parë në Prishtinë, e siç parashikohet, është paralajmëruese e një dimri të ashpër që pritet të na ndjekë./tesheshi.com/