Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Orët e vështirë që e presin këtë grua…

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

“Bonus kulturor”: gjysmë milioni të rinj italianë do marrin para për të qëndruar larg terrorizmit

by te Sheshi
03/09/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
“Bonus kulturor”: gjysmë milioni të rinj italianë do marrin para për të qëndruar larg terrorizmit

Në një kohë debatesh dhe strategjish në Europë për t’i bërë ballë kërcënimit nga grupet militante dhe radikalizimit të të rinjve, qeveria italiane duket e vendosur ta ngrejë këtë betejë në një nivel të ndryshëm.

Duke nisur nga mesi i shtatorit, më shumë se gjysmë milioni 18-vjeçarësh që jetojnë në Itali do të jenë të klasifikueshëm për të marrë paketa me vlerë më shumë se 500 euro secila. Paketat do të lejojnë të rinjtë të vizitojnë falas muzeumet, të shkojnë në koncerte me çmime të reduktuara apo të shohin filma.

“Dërgon një mesazh të qartë – një mikëpritje për ata që arrijnë moshën 18-vjeçare dhe një kujtesë sesa thelbësore është kultura, si për pasurimin personal ashtu edhe për forcimin e përbërjes sociale të vendit”, thotë Tommaso Nannicini, zyrtari që ka në ngarkim programin.

Sipas qeverisë italiane, programi gjithashtu synon të dërgojë një mesazh ndaj grupeve militante. Kur u mor vendimi për skemën, vitin e kaluar, kryeministri Matteo Renzi theksoi se ekstremistët nuk duhet të përballen vetëm përmes veprimeve ushtarake, por edhe nga ana ideologjike. Njoftimi erdhi vetëm disa ditë nga sulmet terroriste që goditën Francën. “Ata e imagjinojnë terrorin, ne përgjigjemi me kulturën. Ata shkatërrojnë statuja, ne duam artin. Ata shkatërrojnë librat, ne jemi vende të bibliotekave”, tha Renzi në atë kohë, duke iu referuar një “beteje kulturore”.

Trashëgimia kulturore italiane është e mirënjohur dhe e vlerësuar në të gjithë botën, e tërheq çdo vit me miliona turistë. Duke u dhënë mundësi falas të rinjve 18-vjeçarë në një vend ku papunësia e të rinjve është më shumë se 35 për qind, synimi është i qartë: të motivojë të rinjtë italianë të kenë përvoja pozitive dhe ta shohin vendin e tyre nga një pikëvështrim ndryshe.

Kjo ide në përballjen me ekstremizmin, përmes nismave kulturore dhe sociale po gjen shtrirje e po bëhet popullore në të gjitha shtetet europiane që kanë sistem të mirëqënies sociale. Programi “Channel” në Britaninë e Madhe ofron këshillim dhe mbështetje sociale për të rinjtë që mund të jenë në rrezik radikalizimi. Programi, sidoqoftë, mbetet kontravers për shkak se disa komunitete muslimane e shohin atë si një nismë të drejtuar nga policia për të monitoruar të dyshuarit për terrorizëm.

Franca dhe Gjermania gjithashtu, kanë zhvilluar eksperimente të ngjashme, më të vogla me skema të tilla. Studentët francezë tashmë përfitojnë nga tarifat e pranimit në të gjitha muzeumet publike në Paris.

Por, qasja e Italisë shihet si e paprecedent: qeveria llogarit që të shpenzojë rreth 300 milionë dollarë për programin, në varësi sesa aplikantë që plotësojnë kriteret, do të pretendojnë përfitimin nga paketat falas. Teorikisht, të gjithë 18-vjeçarët që janë qytetarë të Bashkimit Europian e që jetojnë në Itali, lejohet të aplikojnë. Programi mbaron deri në fund të vitit të ardhshëm.

Partitë opozitare e kanë kritikuar skemën si populiste, por ekspertët e kundërterrorizmit dhe vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se kjo skemë mund të rezultojë një përpjekje më efektive sesa përpjekjet e shkuara në përballjen me radikalizimin e të rinjve.

Edhe pse programi ka nisur me synimin e qartë si kundërpeshë ndaj radikalizimit, qeveria ka qenë e kujdesshme ta etiketojë atë si “bonus kulturor”. Një aplikacion i veçantë në telefonat smart lejon aplikantët të zgjedhin vetë sesi do i shpenzojnë paratë. Ekspertët thonë se kjo qasje, e cila ul presionin e aplikantëve për të shpenzuar para në programe të caktuara, mund të vërtetohet pozitive.

“Eshtë e vështirë të thuhet se cila është qasja më e mirë. Por ajo që mund të dimë është se cila qasje është e gabuara: një sistem spiunimi që stigmatizon dhe përjashton njerëzit”, thotë Maina Kiai, raportuese speciale e OKB-së për të drejtën e tubimeve paqësore.

Kiai ka qenë kritike ndaj përpjekjeve të tjera europiane kundër radikalizimit, përfshirë edhe strategjinë britanike të parandalimit, duke thënë se ato margjinalizojnë muslimanët. “Duhet të jemi të sigurtë të mos margjinalizojmë; dhe të bëjmë që njerëzit të ndjehen të sigurtë se nuk janë shenjestra apo se janë të padëshirueshëm”.

Sipas planit italian, paratë do të shpërndahen për të gjithë 18-vjeçarët e BE-së në vend, pavarësisht etnisë apo besimit të tyre.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!
Analizë

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?
Bota & Rajoni

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025
Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës
Bota & Rajoni

Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

12/05/2025
Next Post
Charlie Hebdo e bën baltë sërish: vë në lojë viktimat e tërmetit në Itali

Charlie Hebdo e bën baltë sërish: vë në lojë viktimat e tërmetit në Itali

Pamja e “qytetit” të përkohshëm, “shtëpitë” janë ngritur brenda pak ditësh (foto)

Pamja e “qytetit” të përkohshëm, “shtëpitë” janë ngritur brenda pak ditësh (foto)

Zëvendëskryeministri rus: Brexit-i e ka bërë Europën më të dobët

Zëvendëskryeministri rus: Brexit-i e ka bërë Europën më të dobët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

Inzaghi, rikthimin në Serie A me flamurin palestinez

12/05/2025
Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

Ekspertët: Izraeli, burimi i krizave në Lindjen e Mesme!

12/05/2025
A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

A e dini se ç’lloj çorapesh veshin Papa i ri e kardinalët?

12/05/2025
Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

12/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni