Një pajisje shpërthyese u gjet të hënën në një kuti postare jashtë shtëpisë së George Soros në Westchester County, Nju Jork, thanë mediat, duke iu referuar autoriteteve lokale.
“Punonjësit e banesës hapën paketën dhe gjetën atë një mjet shpërthyes. Punonjësi shtyu paketën në pyll dhe e lajmëroi menjëherë policinë”, tha policia lokale në një deklaratë.
FBI në Nju Jork, nëpërmjet Twitter-it, tha se po heton dhe brenda vendbanimit, porse është i bindur se nuk ka kërcënim për sigurinë.
Mjeti shpërthyes është marrë nga policia po hetohet mbi të si dhe për ata që mund ta kënë vënë aty.
George Soros, një miliarder filantrop që promovon shoqërinë e hapur, përballet në të njëjtën kohë më sulme të hëpashershme verbale si komplotist në politikë. Për paradoks, në vendin e tij të origjinës, Hungari, institucionet e tij po ndalohen me një ligj të posaçëm, dhe kjo nga një njeri që ka përfituar bursë studimore prej tij: Viktor Orban. /tesheshi.com/