Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bomba te ambasada sovjetike, si u hartuan listat e 22 të ekzekutuarve: ja kush i renditi emrat

by te Sheshi
16/09/2017
in Kujtesë, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Bomba te ambasada sovjetike, si u hartuan listat e 22 të ekzekutuarve: ja kush i renditi emrat

Ish-drejtori i arkivës së Ministrisë së Brendshme, Kastriot Dervishi, ka publikuar një material mbi mënyren se si u hodh dinatimi ne legatën sovjetike, qe njihet si “bomba te ambasada sovjetike”.

Ai tregon mënyrën se si u hartuan listat për ekzekutimin e 22 martirëve mes tyre edhe Sahiba Kasimati, kush i listoi dhe pse u ndanë në tre lista.

Nga Kastriot Dervishi

Dosja hetimore-gjyqësore në ngarkim të grupit të supozuar të hedhjes së dinamitit në legatën sovjetike është bërë publike qysh në vitin 1992. Madje është botuar disa libra me autorë të ndryshëm e janë bërë disa dokumentarë.

Ajo nuk është dosje agjenturiale operative, (sepse të gjithë personat që u listuan apo u ekzekutuan e kanë pasur dosjen në ngarkim), por një dosje e sajuar në mënyrë shumë primitive pas ekzekutimit të martirëve.

Dosjet formulare të personave që u implikuan në këtë histori, me një përjashtim (edhe ky rast nuk ka informacion konkret, përveçse datës së ekzekutimit) janë asgjësuar në vitet ’50. Kësisoj historitë që lidhen me ekzekutimin e 22 personave mesnatën e 25-26 shkurtit 1951, domosdoshmërisht kërkohen në burime të tjera.

Dinamitin (gabimisht shumë thuhet “bombë”) e hodhi organizata Bashkimi Kombëtar e kryesuar nga Sejfulla Shima. U zgjodh ajo kohë atentati për t’i dhënë një goditje regjimit komunist në kohën kur në Tiranë organizoheshin aktivitete për nder të Ushtrisë së Kuqe.

Ora 19.30 të datës 19 shkurt 1951 Hysen Llulla dhe Qazim Laçi u nisën me biçikleta drejt legatës sovjetike në rrugën e Durrësit në Tiranë.

Hyseni hodhi dinamitin me fitil 2 metra të gjatë, ndërsa Qazimi nuk mundi të hedhë gjë. Shpërthimin e kanë dëgjuar të dy kur ishin në lumin Lana. Zbulimi i këtij grupi u bë rastësisht pas dy javësh, vetëm sepse një anëtar i Bashkimit Kombëtar e tregoi ngjarjen në formë mburrjeje (po kjo është çështje tjetër) te një person tjetër.

Menjëherë pasi Byroja Politike vendosi mënyrën e veprimit si dhe dënimet me vdekje që do jepeshin, organet e punëve të brendshme në Tiranë nisën një valë arrestimesh me të cilat izoluan gjithë elementin antikomunist të menduar.

Të arrestuarit për këtë ngjarje shkuan rreth 170 persona (lista unike kryesore), përfshi ata para ngjarjes që dyshoheshin për një veprim të datës 8 shkurt 1951, por nuk rezulton kurrkund të jetë i vërtetë.

Historia e kësaj ngjarjeje nuk mund të njihet kurrsesi e veçantë, por e integruar me 170 personat e tjerë. Në këto arrestime mungonin pikërisht anëtarët e organizatës që hodhi dinamitin, gjë që tregoi mungesën e inteligjencies së organeve të Sigurimit dhe syleshtësinë tipike karakteristike të tyre.

Organet e punëve të brendshme përpiluan tri lista nga kontingjentet “armike”. Duke menduar se patjetër armiku duhej të ishte këtu, u përzgjodhën për t’u pushkatuar 22 persona, ndërsa 2 të tjerë u ekzekutuan në një proces të mëvonshëm (jashtë tri listave, por pjesë e grupit prej 170 personash).

Nga Instituti i Shkencave ishin përzgjedhur tre persona, njëra nga të cilët ishte shkencëtarja Sabiha Kasimati (dy të tjerët, me histori shumë interesante kaluan në procese gjyqësore të veçanta). Sabihaja u mor në pyetje nga shefi i seksionit të Degës së 2-të, Koli Shuke (me profesion rrobaqepës).

Listat u përpiluan në këtë mënyrë:

A-Lista e parë, “agjentët e të huajve”

Dega e 1-rë (Zbulimi Politik) drejtuar nga Zoi Themeli (me profesion furrxhi) dhe Dega e 5-të (legatat e huaja) drejtuar nga Delo Balili përpiluan një lista të përbashkët me gjithsej 19 persona. Nga kjo listë u ekzekutuan: Tefik Shehu, Hekuran Troka, Lluka Rashkoviç, Haki Kodra, Thoma Katundi, Mehmet Ali Shkupi, Gjon Temali, Fadil Dizdari.

B-Lista e dytë, ballistët, legalistët, pronarët

Dega e 2-të Dega që drejtohej nga Niko Ceta (me profesion furrxhi) me zëvendës Rasim Dedjen (me profesion rrobaqepës) përpiloi një listë me gjithsej 10 persona. Nga kjo listë u ekzekutuan: Ali Qorraliu, Zyhdi Herri, Gafur Jegeni, Jonuz Kaceli, Sabiha Kasimati .

C-Lista e tretë, nëpunësit “sabotatorë”

Dega e 3-të (Mbrojtja e Ekonomisë Socialiste) që drejtohej nga Edip Çuçi (me profesion specialist djathi) përpiloi një listë me gjithsej 12 persona, kryesisht nëpunës në ministri apo ndërmarrje. Nga kjo listë u ekzekutuan: Pjerin Guraziu, Qemal Kasoruho, Anton Delhysa, Niko Lezo, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia. /tesheshi.com/

Related Posts

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?
Ballkani

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…
Bota & Rajoni

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Albanese, “flakë për flakë” me SHBA
Bota & Rajoni

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

11/07/2025
Next Post
A e shfrytëzoi Trump sulmin në Londër për të justifikuar ndalesën e myslimanëve?

A e shfrytëzoi Trump sulmin në Londër për të justifikuar ndalesën e myslimanëve?

Denoncimi i rrallë, 20 vjeçarja: mamaja e bashkëjetuesit ushtron terror…

Asetet kriminale: sekuestrohen apartamente dhe tokë në bregdet, vlera totale 4 milionë euro

“I përkëdheluri politik” i ish-liderit: momentet më pikante mes Berishës dhe Bashës (Foto)

Kritikat e Berishës ndaj Bashës, a po përpiqet lideri historik të parandalojë një ndarje të PD-së?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni