Bomba, armë, municione e ditar ku tregoheshin metodat luftarake janë gjetur në banesën e të dyshuarit që qëlloi mbi policinë në Dallas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Policia vendase tha se janë duke analizuar të gjitha informacionet në ditarin e autorit të dyshuar 25-vjeçar, Mikea Xavier Johnson, i cili kishte shërbyer në Afganistan. Hetuesit thanë se i riu dyshohet të jetë autori i vetëm i kësaj ngjarje.
Autoritetet thanë se tre të dyshuar ishin në paraburgim më herët të premten, por pasi u morën në pyetje ata u lanë të lirë, shkruan CNN.
Pesë oficerë policie mbetën të vrarë dhe shtatë të tjerë u plagosën nga një breshëri automatiku gjatë një protestë kundër vrasjes së dy qytetarëve me ngjyrë nga policia. /tesheshi.com/