Një lloj bojkoti ushqimor po përfshin Ballkanin, nisur në Kroaci, por që ethet e të cilit nuk kanë përfshirë ende Shqipërinë apo Kosovën,
Bojkot i dyqaneve është për shkak të çmimeve të larta të produkteve, duke u bërë thirrje që konsumatorët të përmbahen nga çdo blerje.
Haset kjo në Maqedoni, Serbi, Kroaci, Bosnje dhe Mal të Zi, por dhe në Slloveni paksa.
Iniciatorët e fushatës u bëjnë thirrje qytetarëve që atë ditë të mos blejnë asgjë, të sigurojnë paraprakisht sendet e nevojshme dhe të shmangin shpenzimin e parave nëpër restorante.
Bojkoti përfshin dhe karburantin.
Bojkoti po mbështetet nga pothuajse të gjithë – qytetarët, shoqatat e konsumatorëve, sindikatat, madje edhe disa politikanë. /tesheshi.com/