Kreu i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka shpërthyer me anë të një statusi ku nuk ngurron ta akuzojë politikën e Beogradit si destabilizuese.
“Përpjekjet e Serbisë për të manipuluar serbët e Kosovës që të bojkotojnë institucionet kosovare tregojnë fytyrën e saj të vërtetë si destabilizuese e rajonit dhe si një aktor që urren paqen”, ka thënë Hoxhaj në Twitter, si një reagim ndaj bojkotit të sërish të Listës Serbe karshi institucioneve të Kosovës.
Përfaqsues të kësaj të fundit ishin dy ditë më parë në një takim me kryeministrin Vuçciç në Beograd, ku morrën nga kreu i ekzekutivit serb instruksione politike se si duhej të silleshin me politikën e Kosovës. Madje Vuçciç u lëshoi dhe akuza se shqiptarët kishin mundur t`i përçanin.
Dhe kthimi i tyre në Prishtinë është shoqëruar sërish me bojkot, por dhe me ultimatumin e themelimit menjëherë të Asocacionit të Komunave Serbe, ndryshe Zajednicës.
Ndërkohë, ky mesazhi i ashpër i Hoxhajt vjen dhe në kohën kur serbët sërish po provokojnë në veri, duke ngritur një mur ndarës matanë Ibrit, në pjesën veriore, që përbën një vazhdim me tjetër formë të bllokimit të urës që lidh dy pjesët e ndara të qytetit. /tesheshi.com/