Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bojken Abazi: kush është shqiptari i parë që u cilësua “non grata” nga qeveria e Prishtinës

by te Sheshi
17/03/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Bojken Abazi: kush është shqiptari i parë që u cilësua “non grata” nga qeveria e Prishtinës
24
SHARES

Rasti i Bojken Abazit, drejtuesit të Vetëvendosje-s, është vulosja e një rasti unikal në historinë e shtetit të Kosovës, ku për herë të parë shpall të padëshiruar një bashkëkombas, por që është shtetas i Republikës së Shqipërisë.

Bojken Abazi, drejtuesi i marrëdhënieve ndërkombëtare në Vetëvendosje, është një aktivist i hershëm i shoqërisë civile në Shqipëri dhe kaloi në Kosovë pikërisht kur Mjaft-i, të cilit i përkiste, u kthye në fillim në një parti politike si G99-ta, e më pas u shkri brenda Partisë Socialiste.

Bojken Abazi, i shkolluar në Universitetin e Michiganit në SHBA, ka qenë një nga njerëzit e afërt të Erjon Veliajt në lëvizjen Mjaft dhe në vitin 2005 drejtoi projektin “Udha e Shkronjave” ku Mjaft me fondet e ndërkombëtarëve ngriti shkolla ambulante për fëmijët e zonave informale të Tiranës.

Bojken Abazi në atë kohë u reklamua në disa televizione të Tiranës, kryesisht nga Adi Krasta si një politikan me të ardhme, por u nda me Veliajn kur ndodhi “shizma” e parë brenda Mjaft-it.

Së bashku me Sokol Shametin, njeriun që do themelonte Mapo-n – organin e parë mediatik të Mjaft-it, sot në duart e Henri Çilit – por edhe aktivistë të tjerë, Abazi u bë pjesa e majtë e lëvizjes, që e gjeti Vetëvendosje-n si terren pranë tij. Nuk ishte vetëm Abazi, por edhe Ermira Danaj dhe Arbër Zaimi që nga Shqipëria morën pjesë natyrshëm në  Vetëvendosje-n e Albin Kurtit. Pasi kjo parti ka bashkimin kombëtar si pjesë thelbësore të programit të saj.

Kujtojmë me këtë rast se dy nga deputetët e parë të VV-se ishin nga Shqipëria: Alma Lama, një fushëkrujase e cila ushtronte korrespondenten e Top Channel-it në Kosovë, si dhe politologu Hysamedin Feraj, kosovar, por prej vitesh pedagog në Universitetin e Tiranës, gati-gati i kthyer në shqiptar të Shqipërisë.

Por ngjarja e dy ditëve më parë, kur Prishtina zyrtare cilësoi “të padëshirueshëm” një shqiptar vetëm se e quante “të papërshtashëm”, krijon një precedent të rrezikshëm.

Bojken Abazi mund të dënohej me ligjet e Kosovës nëse i ka shkelur ato, sipas Kodit Penal apo Civil, pra me burg apo me gjobë, por asesi me dëbim, pasi ky akt të kujton politikën e vjetër të Beogradit.

Albin Kurti kërkoi reagimin e Tiranës. Dhe në fakt, të paktën Ministria e Jashtme duhet të kishte reaguar.

Ndërkohë, Sokol Shameti, një gazetar i njohur shqiptar i cili ka qenë koleg me Bojken Abazin në Mjaft, ka shkruar sot: “Arrestime politike dhe deportime shqiptarësh nga Kosova janë bërë vetëm kur atje sundonin pushtuesit serbë. Kaq do të mjaftonte që qeveria aktuale e Kosovës të ndalonte për të konsideruar koordinatën e vet dhe për të rivlerësuar rolin që ajo luan në këtë vend që banohet në 98% të tij (po aq sa edhe Shqipëria e cunguar monoetnike) nga shqiptarë”.

Ndërsa vetë Boiken Abazi, ka shkruar një postim tipikisht të majtë që të kujton njësitet guerile të para luftës së Dytë Botërore.

“Qindra qytetare te RSh erdhen ne kohen e luftes ne Kosove dhe luftuan krah per krah me ushtaret e tjere te UCK-se kunder regjimit fashist te Serbise. Ne fillim te viteve 90, nje grup i pergatitur ish-ushtarakesh te RSh prodhoi librat dhe manualet teoriko-ushtarake te luftes guerrilase ne KS, qe LPK-ja i perdori per themelimin UCK-se dhe formimin e ushtareve qe i bashkoheshin perpjekjes se popullit shqiptar per liri.

Sot, shqiptaret e Kosoves, po jetojne nen regjimin autoritar Mustafa-Thaci qe ka instaluar nje shtet policor qe tenton te shtypi me dhune cdokend qe kundershton rikthimin e Serbise ne KS permes “Zajednices” nga pasardhesit politike te Miloshevicit. Sot qe qytetaret e Kosoves po ngrihen ne protesta mbarepopullore per ta permbysur kete regjim te ri, regjimi ben arrestime te panumerta te aktivisteve te Levizjes Vetevendosje, dhe ndalesa ne kufi dhe deportime politike te shqiptareve qe i jane bashkuar rezistences.

Shqiptaret jashte KS nuk i ka ndalur dot atehere ushtria e Serbise per t’u solidarizuar me perpjekjen e popullit te Kosoves per liri, dhe aq me pak mund t’i ndali sot ky regjim kriminelesh matrapaze, per t’u bashkuar ne rezistencen mbarepopullore. Populli i Kosoves nuk ka per te qene asnjehere vetem ne perpjekjen drejt clirimit te dyte! Me VETEVENDOSJEN, deri ne bashkimin me Shqiperine”!

 Përgatiti: Ylli Pata – /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Përcaktohen çerekfinalistët në Ligën e Europës, eliminohen Man. Junajted, Totenhem e Lacio

Përcaktohen çerekfinalistët në Ligën e Europës, eliminohen Man. Junajted, Totenhem e Lacio

Historia e dy palë zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri kur po u vjen era të tretave

Historia e dy palë zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri kur po u vjen era të tretave

Lidhen vetë, atletet më të fundit nga Nike (video)

Lidhen vetë, atletet më të fundit nga Nike (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni