Ambasadori i OSBE-së, Bernd Borchardt i është rikthyer sërish kritikave të ashpra për djegien e mandateve nga ana e opozitës.
Pa shumë gjuhë diplomatike, ai tha: “Është kritikuar nga të gjithë ndërkombëtarët sepse është fitili që i vë flakën të gjithë sistemve parlamentare.”
Sipas tij, “për shumë kohë Shqipëria ka qenë shtylla apo simbol i stabiltetit në rajon dhe tani shohim një veprim në parlament që nuk ka precedent”.
Borchardt shpjegoi dhe njëherë atë që e konsideron akt të papranueshëm nga anë e opozitës, me pasoja dhe për rajonin.
“Deputetët vendosën pas dy vitesh, dhe jo në katër të djegin mandatet e tyre, herën tjetër do të gjejnë argumente për të marrë një vendim të tillë pas 6 muajsh apo 10 muajsh dhe kjo do të ishte një shembull i keq për të gjithë rajonin”, tha kreu i OSBE-së në Tiranë. /tesheshi.com/