Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bloomberg: Pasojat e legalizimit të marijuanës në timon

Qeveritë në mbarë botën duhet “t’i thërrasin mendjes” dhe të rimendojnë qasjen e tyre

by te Sheshi
08/04/2024
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Bloomberg: Pasojat e legalizimit të marijuanës në timon

Legalizimi i marijuanës po vret shumë njerëz. Jo ngadalë – edhe pse disa studime sugjerojnë se mund të jetë duke e bërë edhe këtë – por shumë shpejt, në aksidentet rrugore. Dhe kjo është një simptomë më shumë e nxitimit katastrofik të ligjvënësve për të përfituar nga shitjet e kanabisit, pa kryer më parë punën e vështirë dhe më se të nevojshme për t’i mbajtur qytetarët të sigurt.

Në Kanada, vendi që e legalizoi marijuanën për qëllime rekreative që në vitin 2018, një studim i fundit ka zbuluar një rritje prej 475 për qind (gati pesë herë) të vizitave në pavionet urgjencës për shkak të aksidenteve të lidhura me kanabisin në rajonin e Ontarios midis viteve 2010-2021.

Shumë raste të tjera ka të ngjarë të mos zbulohen, për shkak të mungesës së testeve të besueshme për drejtimin e automjetit, teksa drejtuesi është dendur mirë me kanabis. Në SHBA, përqindja e vdekjeve nga aksidentet rrugore që përfshin përdorimin e kanabisit u rrit në 21.5 për qind në vitin 2018, nga vetëm 9 për qind në 2000.

Një analizë zbuloi një rritje mesatare prej 10 për qind të vdekjeve nga aksidentet rrugore, pikërisht pas legalizimit të kësaj lloj droge nga shtete të ndryshme. Në Kaliforni, rritja ishte 14 për qind; në Oregon 22 për qind. Kjo gjë tregon se më shumë se 1000 amerikanë mund të vdesin çdo vit, vetëm për shkak të aksidenteve të lidhura me marijuanën

Dhe kjo shifër vetëm në shtetet ku ka ndodhur legalizimi. Duke pasur parasysh lehtësinë e transportit të drogës nëpër linjat shtetërore, numri real mund të jetë shumë më i lartë. Shkaku i këtyre vdekjeve nuk është vetëm vetë droga. Por edhe injoranca.

Një studim i kohëve të fundit, zbuloi se rreth gjysma e përdoruesve të marijuanës mendonin se ishte normale të drejtonin makinën edhe vetëm 90 minuta pas tymosjes së kësaj droge. Por mënyra e tyre e drejtimit në një automjet të simuluar, ishte po aq e keqe sa kishte qenë edhe pas vetëm 30 minutash.

Të dhënat më të mira që janë në dispozicion, sugjerojnë që njerëzit duhet të presin të paktën katër orë pas konsumit të kanabisit, përpara se të hipin dhe drejtojnë një makinë. Madje disa ekspertë rekomandojnë një pushim prej 8 deri në 12 orë.

Fakti që njerëzit nuk e dinë këtë është faji i qeverive, të cilat kanë nxituar me vetëdije drejt legalizimit të kësaj droge, pa bërë më parë kërkimet e nevojshme, apo pa miratuar masat e nevojshme mbrojtëse. Në fakt, ata po kryejnë eksperimente të drejtpërdrejta mbi qytetarët e tyre.

Për të adresuar këtë krizë serioze, votuesit duhet t’i mbajnë zyrtarët përgjegjës për marrjen e dy hapave: rritjen e ndërgjegjësimit publik, dhe zhvillimin e një teknologjie më të mirë të gjurmimit. Lufta kundër pirjes së kanabisit dhe drejtimit të makinës, ofron menjëherë një precedent të dobishëm.

Pasi fushatat e përhapura dhe të sponsorizuara nga qeveria, ndihmuan në stigmatizimin e një sjelljeje të tillë, numri i vdekjeve nga drejtimi i mjetit në gjendje të droguar u përgjysmuan. Një rol luajti edhe zbatimi më i ashpër i ligjit. Për një kohë të gjatë, testet që u bëjnë policët shoferëve në anë të rrugës, ishin të kufizuara tek ecja në vijë të drejtë dhe tek disa ushtrime të tjera bazë.

Mbërritja e pajisjes “Breathalyzer” (që analizon frymën e shoferit) i bëri kanabis-dashësit të mendoheshin dy herë përpara se të ngisnin makinën, menjëherë pasi kishin mbaruar cigaren e tyre me hashash. Deri më tani, përdoruesit e marijuanës nuk po përballen me të njëjtën qasje dekurajuese, pjesërisht sepse teknologjia e testimit në rrugë nuk është aq e besueshme apo aq e përhapur sa duhet.

Qeveritë mund të ndihmojnë në kapërcimin e kësaj pengese, duke mbështetur kërkimin shkencor bazë për të krijuar mjete të tilla. Frika nga arrestimi, është një levë e fuqishme e politikës publike. Për këtë arsye, departamentet e policisë kërkojnë shpesh paraprakisht kontrolle për drejtimin e automjeteve në gjendje të droguar.

Por tani për tani, shumë drejtues mjetesh po ia hedhin u ndëshkuar, dhe publiku po paguan një kosto shumë të lartë. Një farmakolog që ka studiuar efektet e marijuanës, dha një vlerësim të zymtë mbi gjendjen e sigurisë rrugore. Në shtetin e Kolorados në SHBA, ku ai jep mësim, sipas një studimi del se vdekjet nga aksidentet rrugore u rritën me 16 për qind pasi u legalizua kanabisi.

Nga shumë gabime skandaloze që kanë bërë qeveritë me legalizimin e marijuanës, përfshirë shpërfilljen e ndikimit të drogës në zhvillimin e trurit të të rinjve, që mund të dëmtojë një brez të tërë, dështimi për ta marrë seriozisht sigurinë rrugore është ndër më të këqijat.

Derisa të adresohet ai, në aksidente do të vdesin shumë njerëz të tjerë, dhe familjeve të tyre do t’u mbetet vetëm të pyesin: Çfarë janë duke pirë vallë udhëheqësit e zgjedhur me votat tona? /tesheshi.com/

Related Posts

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!
Sociale & Shoqëri

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Next Post
Pamje spektakolare nga eklipsi total i diellit

Pamje spektakolare nga eklipsi total i diellit

Macron kërkon nga Vuçiç atë që presidenti serb s’mund ta bëjë…

Macron kërkon nga Vuçiç atë që presidenti serb s’mund ta bëjë…

Iftari kryeministror, Rama godet mosbesimtarët: Mendje përtace!

Iftari kryeministror, Rama godet mosbesimtarët: Mendje përtace!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

08/07/2025
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni