Kreu i diplomacisë amerikane u shfaq në Izrael ngjashëm me personazhin e zotit Maksut te filmi “Tokë e Përgjakur”, ku pasi e vrau Mitin duke punuar tokën, shkoi te viktima e tij hipur mbi kalë duke shfaqur dhembshuri ndaj të vrarit. Në vizitën e radhës në Tel Aviv, ai shprehu pezm ndaj situatës në Gaza, duke thënë se ka qenë e është kundër vrasjes së civilëve.
“Furnizimet humanitare që hyjnë në Rripin e Gazës nuk janë të mjaftueshme”, ai, duke shtuar se “mbrojtja e civilëve duhet të bëhet jo vetëm në Gaza, por edhe në Bregun Perëndimor”.
Por orë më vonë pas këtij deklarimi, Izraeli do kryente masakrën e radhës, duke vrarë dhjetra civilë palestinezë rrugës për në Rafah, në një akt pabesie, si dhe duke bombarduar disa ambulanca me të plagosur afër një spitali.
Blinken po ashtu përsëriti tezën e zgjidhjes me “dy shtete”, duke mos thënë dot se kush e ka penguar deri më tani apo kush e pengon.
Ai shtoi se ka diskutuar edhe me zyrtarët izraelitë për armëpushimin humanitar në Gaza, i cili kërkon kohë.
“E vetmja mënyrë për të garantuar siguri të qëndrueshme për hebrenjtë, izraelitët demokratikë dhe palestinezët që e kuptojnë legjitimitetin e tyre për të jetuar në shtetin e tyre”, tha ai, i tradhëtuar nga ajo çfarë ka bërë gjer më tani diplomacia amerikane, mosbërjen kurrë realitet. /tesheshi.com/