Kulla Eiffel do të mbrohet nga një mur antiplumb prej xhami, janë shprehur menaxherët e njërës prej 7 mrekullive të Botës.
Baza e saj tashmë është rrethuar me një gardh metalik, ku pritet të ngrihet muri prej xhami.
Sipas kryebashkiakes, Anne Hidalgo, puna për barrierën e re do të fillojë gjatë këtij viti.
Ndërkohë, e përditshmja franceze ‘Le Parisien’ bën të ditur se kostoja e këtij projekti do të arrijë rreth 20 milionë euro.
Disa turistë e pritën lajmin me pozitivitet.
Të tjerë shprehen më skeptikë nëse masa e re e sigurisë do të ndalojë një agresor të vendosur.
“Nëse dikush është i vendosur për të sulmuar, ai do ta bëjë sido që të jenë kushtet. Prandaj nuk mendoj se barriera e re do të ndihmojë,” thotë një turiste franceze.
Ky vendim u mor pas sulmeve të shumta terroriste që janë bërë në pikat turistike, shkruan BBC. /tesheshi.com/