Ndeshja mes Shqipërisë dhe Izraelit, e cila do të luhet disa orë më pas në “Elbasan Arena” ka rënë mjaft në sy dhe ka tërhequr vëmendjen për shkak të masave të larta të sigurisë nën të cilat ndodhet si Elbasani edhe Tirana.
Ditën e sotme, para fillimit të ndeshjes në stadiumin “Elbasan Arena” janë mbledhur 200 forca policore. Marrja e këtyre masave ekstreme nga policia ndodhi pas arrestimeve të bëra ditët e fundit në Shkodër, ku dyshohet se janë bërë sulme terroriste.
Tre qenë anti-eksplozivë po përdoren për të pasur gjithçka nën kontroll, ndërkohë që e gjithë panorama që ofrohet për tifozët i përngjan asaj të një lufte dhe jo të një ndeshje futbolli, ku luan kombëtarja./tesheshi.com/
https://vid.me/Cnby