Trajneri aktual i Paris SG ka nënshkruar kontratë të re me klubin, e cila e mban atë të lidhur në Parkun e Princave deri në vitin 2018.
Zyrtarët e klubit parisien i kanë besuar punën edhe për dy vite të tjera teknikut Blanc, i cili ka varguar rezultatet pozitive duke e çuar në 41 numrin e ndeshjeve pa disfatë.
Blanc u shpreh i lumtur me zgjatjen e kontratës, pasi synon ta dërgojë në piadestalin më të lartë skuadrën franceze.
“Objektivi im është ta mbajë klubin më majat më të larta të futbollit francez dhe atij europian. Jam shumë i lumtur me vazhdimin e kontratës, derisa shpresoj që këtë qëllim ta jetësojë sezonet në vazhdim”. /tesheshi.com/