Biznesmeni rus Alex Konanykhin ofron 1 milion dollarë për të arrestuar presidentin rus Vladimir Putin.
“Unë premtoj t’i paguaj një milion dollarë oficerëve të cilët, duke respektuar detyrën e tyre kushtetuese, arrestojnë Putinin si kriminel lufte sipas ligjit rus dhe ndërkombëtar,” shkroi Konanykhin në Facebook dhe LinkedIn, duke vijuar:
“Putini nuk është president, pasi ai erdhi në pushtet përmes operacioneve speciale për të hedhur në erë ndërtesat e banimit në Rusi dhe më pas shkeli Kushtetutën duke eliminuar zgjedhjet e lira dhe duke vrarë kundërshtarët e tij”.
“Si një rus etnik dhe një qytetar rus, e konsideroj detyrimin tim moral të lehtësoj denazifikimin e Rusisë. Unë do të vazhdoj të ndihmoj Ukrainën në përpjekjet e saj heroike për t’i bërë ballë sulmit të hordhisë së Putinit,” shtoi ai në një deklaratë.
Konanykhin postoi një foto të Putinit me fjalët “Kërkuar: i gjallë ose i vdekur”.
Menjëherë më pas, Facebook hoqi postimin e tij, por Konanykhin e përsëriti atë, por këtë herë pa një foto të kokës së Putinit.
Ai më pas njoftoi në Facebook se oferta e tij ishte vënë re në media. “Nëse një mijë njerëz do të vendosin një milion dollarë, kjo do të thotë se ne kemi një shpërblim miliarda dollarësh për Putinin.” /tesheshi.com/