Bizelet janë të pasura me lutein, një element i domosdoshëm për shëndetin e syve.
Ky element natyral është i përqendruar tek retina e syrit dhe aktiviteti i saj antioksidant mbron si nga katarakti (perdja e syrit), ashtu edhe kundër degjenerimit makular.
Degjenerimi makular është shkaktari kryesor i humbjes së rëndë të shikimit te njerëzit mbi 60 vjeç. Ndodh atëherë kur pjesa e vogël qendrore e retinës e njohur si makula, shkatërrohet.
Gjithashtu vitamina A ndihmon në ruajtjen e shëndetit të syrit. /tesheshi.com/