Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bit Pazari në Shkup, ç’turp!

by te Sheshi
30/12/2016
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Bit Pazari në Shkup, ç’turp!
5
SHARES

Nga Miradie Hasani

I vendosur krah çarshisë, gati ngjitazi me të, Bit Pazari në Shkup ka një kontrast të dukshëm me të parën. Nëse e para është krenaria e kryeqytetit maqedonas, duke qenë njehërësh dhe me identitet të kulluar shqiptar, e dyta më mirë mos thuhet që po ashtu është treg shqiptar, meqë ndodhet në një lagje të dominuar nga shqiptarët…

Tregu më i madh në Maqedoni, Bit Pazari në Shkup, është ndër më të famshmit ku vinë tregtarë nga i tërë territori, dhe jo vetëm. Kushtet që ofrohen në këtë vend nuk janë edhe aq të mira në krahasim me emrin e saj. Mirëpo me një iniciativë të shoqatës së tregtarëve e më pas me projekt të Komunës së Çairit, në vitin 2005 u paralajmërua se ky  treg do të modernizohet. Lokacioni është paraparë të jetë po i njëjti ku ndodhet edhe tani.

Për tregtarët mbetet dëshirë e kahmotshme, e sidomos këtyre 11 viteve pasi që presin me padurim objektin, që do t’i plotësonte pra kushtet për të bërë tregti.

Tregu i Bit Pazarit vazhdon të jetë i njëjtë, si më parë. Deri tani është ndryshuar vetëm rruga kryesore me pllaka betoni që kalon nëpër këtë treg, po që edhe ato janë shkatërruar pothuajse tërësisht.

Në mungesë të kontenierëve, mbeturinat hidhen edhe përtokë, kurse mbetje e ushqimeve shpesh grumbullohen vende-vende, gjë që shkakton edhe rrezik nga ndonjë epidemi. Qytetarët dhe shitësit në këtë treg i’a hedhin fajin makinave që po qarkullojnë vazhdimisht në këtë rrugë.

Një arsye tjetër pse tregtarët ankohen është se brenda rrethojave të tregut, tezgen e paguajnë deri afër 30 euro në muaj, kurse ata që shesin pranë tregut nëpër kuti prej kartoni ua marrin punën dhe nuk paguajnë qira.

Thëniet më të shpeshta të tyre janë:

“Unë nuk të përhapem shumë me mallin që kam, sepse frikësohem se mund të më prishet ngaqë temperaturat ne ulëta ndikojnë shumë kur bëhet fjalë për perimet që i shes”.

“Premtimet për ndërtimin e tregut të ri i kam ndëgjuar moti. Kur bëhet fjalë për të fituar poena politike thonë se së shpejti do të fillojmë me ndërtim, kurse ne që jemi çdo ditë këtu, nuk shohin vullnet për të realizuar një gjë të tillë, që do të ndikonte edhe në përparimin e punës tonë”.

Komuna e Çairit, me një plan për zgjidhjen e problemit, paralajmëroi ndërtim të tregut, por pasi të kryhen procedurat administrative.

Tanimë ka kohë që nuk janë sqaruar për publikun se ku ka ngecur puna, por deklarojnë se së shpejti do të zbulohen detaje për ndërtimin e tregut.

Me projektin për modernizim, Bit Pazari do të ketë një pamje tjetër në një sipërfaqe prej mbi 16 mijë metra katrorë. I gjithë objekti do të jetë 7 metra i gjatë ku do të përfshihet një kat përdhese,  kati i parë, dhe një hapësirë për parkimin e 230 makinave.

Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti deklaroi se Qyteti i Shkupit ka dhënë leje për ndërtimin e këtij tregu, por ai nuk ka dhënë ndonjë datë se kur do të nisin punimet.

Deklarata e kryetarit të Çairit, Izet Mexhiti ishte se “Së shpejti do të thërrasim pres konferencë të veçantë ku do të paraqesim të gjitha detajet për rindërtimin e Bit Pazarit” . “Është dita ditës që të fillojë projekti kapital në komunën e Çairit”, shtoi ai.

Edhe udhëheqësi i sektorit për urbanizëm në këtë komunë, Xhengis Hani njësoj si kryetari i tij, thotë se do të nisin ndërtimin.

“Punimet ne si Komunë presim të fillojnë në muajin prill. Besoj se deri atëherë do të jetë çdogjë në rregull. Punimet do të ndahen me faza, me faza do të ndërtohen për shkak që mos ndërkrehet shitjen atje. Besoj që do të rindërtohen në dy tre faza, mirëpo fazat do të përcaktohen në projektin kryesor. Në projektin kryesorë do të kemi çmimin e ndërtimit, gjithashtu edhe dinamikën e punimeve. Në atë projekt do të përcaktohet për sa kohë do të ndërtohet Bit Pazari”, theksoi Hani.

Sipas parashikimeve, në Bit Pazar do të vendosen 1 mijë stenda dhe do të zgjidhet edhe problemi i parkingut. Ky treg nuk është rindërtuar në 50 vitet e fundit. /tesheshi.com/

Related Posts

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
Ali Ahmeti e pranon: Bashkëqeverisja me VMRO-në na kushtoi humbjen e 9 deputetëve, por…

Ali Ahmeti e pranon: Bashkëqeverisja me VMRO-në na kushtoi humbjen e 9 deputetëve, por...

Ushqimet që do t’ju mbajnë zgjuar natën nëse i konsumoni para fjetjes

Ushqimet që do t’ju mbajnë zgjuar natën nëse i konsumoni para fjetjes

Cila është pozita më e përshtatshme për të fjetur sipas ekspertit

Cila është pozita më e përshtatshme për të fjetur sipas ekspertit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni