Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha sot se Izraeli e njohu Kosovën 22 minuta pasi ai dhe Vuçiç nënshkruan marrëveshjen në Uashington.
“Eshtë e gabuar që dikush të ketë dyshime se kjo marrëveshje cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës. Unë mendoj se kjo njohje, e cila erdhi nga Izraeli 22 minuta pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, mund të forcojë vetëm sovranitetin e shtetit të Kosovës”, u tha Hoti gazetarëve.
“Nuk ka dyshim se marrëveshja do të zbatohet”, theksoi ai.
Kryeministri i Kosovës u tha gazetarëve se nuk besoj se ndonjë zyrë tjetër ka më shumë besueshmëri për të siguruar zbatimin e marrëveshjes sesa Shtëpia e Bardhë.
Pika e fundit e dokumentit të nënshkruar nga Hoti në Uashington thotë: “Kosova dhe Izraeli bien dakord për njohjen reciproke”.
Ky reagim erdhi pasi nga zyra e Vuçiçit u paralajmërua se nëse Izraeli e njeh Kosovën, Beogradi nuk do ta zhvendosë ambasadën e vet në Jeruzalem. /tesheshi.com/