Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

BISEDË/ Me Besa Ismailin, gruan që kërkon të transformojë rolin femëror në politikën kosovare

by te Sheshi
10/09/2019
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 5 mins read
A A
BISEDË/ Me Besa Ismailin, gruan që kërkon të transformojë rolin femëror në politikën kosovare

Nga Elis Gjevori

Apatia politike në Kosovë është në rritje ndërsa partitë politike po përpiqen të arrijnë elektorate të reja. TRT world foli me një kandidate të re e cila dëshiron të bëjë ndryshime.

Ndërsa në Kosovë po zhvillohet fushata zgjedhore, një nga më të rëndësishmet në dy dekadat e fundit, unë u ula me një nga kandidatet që synojnë të hyjnë në parlament për herë të parë.

Besa Ismaili, 44 vjeçe, është nënë e tre fëmijëve dhe nëse fiton, ajo do të jetë gjithashtu një nga gratë e para me shami që do të fusë këmbë në parlament në një vend me 95 përqind shumicë muslimane për një nga partitë kryesore politike, Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kur takova Ismailin në një nga kafenetë e Prishtinës herët në mëngjes, ajo sapo kishte lënë një nga fëmijët e saj në një klub sportiv.

“Shikoni, unë kam punuar me gra në fshatra, me të mbijetuara të dhunës seksuale, me të mbijetuara të dhunës në familje, me të mbijetuara të ekstremizmit të dhunshëm, dhe kam qënë një nga të parat që e denoncova islamofobinë në vendin tonë”, shprehet ajo teksa porosit një çaj.

“Jam përpjekur të thyej të gjitha stereotipet që lidhen me gratë muslimane dhe gjithashtu të debatoj mbi paragjykimet ndaj tyre”, shton ajo me një vendosmërie të dukshme.

“Mund të duket e çuditshme që flasim për të tilla gjëra në një vend me shumicë muslimane, por kur kandidatet e mëparshme femra, me shami, kanë provuar të kandidojnë për në parlament, ato janë përballur me abuzime.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, një kandidate femër u quajt “bishë e egër” dhe “bastarde” nga anëtarët e Partisë Demo-Kristiane të Kosovës për të kandiduar si një grua e mbuluar.

Një gazetar i shquar kosovar, Enver Robelli, në një postim në Facebook aludoi se kandidimi i Ismailit për në parlament nuk është gjë tjetër vetëm se një përpjekje e partisë për të mbajtur pushtetin.

Prej kohësh ai është shprehur kundër “shamisë si një simbol i nënshtrimit dhe poshtërimit të grave!”, gjithmonë në Facebook-un e tij.

Ai nuk është i vetëm, edhe një tjetër gazetare e njohur për pikëpamjet e saj kundër muslimanëve ka folur kundër kandidimit të Besa Ismailit

Sidoqoftë, njerëzit nuk shqetësohen për çështje të tilla; në vend të kësaj, ata janë më të shqetësuar për papunësinë dhe korrupsionin.

Akoma ekziston një pakicë me ndikim në media dhe politikë që ka çuar akuzën kundër atyre që tregojnë shenja të dukshme të respektimit të besimit të tyre. Sidoqoftë, këto zëra nuk kufizohen në ekstremitetet anti-muslimane.

Ka disa zëra, megjithëse shumë më pak të fuqishëm brenda vetë komunitetit musliman, që besojnë se Ismaili nuk duhet të kandidojë për politikë sepse “është diçka në kundërshtim me parimet islame”.

“Për një kohë të gjatë, unë kam qenë e vetme në rrugëtimin tim si një aktiviste, pa mbështetjen e ndonjë partie politike apo mbështetje financiare axhendash të ndryshme, dhe e gjitha qe si një përpjekje e kotë”, thotë Ismaili duke kujtuar kohën e saj në aktivizëm.

Besa ka përfunduar studimet mbi Teorinë Feministe në Letërsinë Angleze, dhe aktualisht është në proces të përfundimit të doktoratës në shkenca politike, e përqëndruar në kërkimet mbi Shoqëritë pas Konflikteve.

“Njerëzit flasin për atë që është e sigurt për të folur, por unë nuk kam vepruar njëjtë për të arritur në pozicionin ku jam sot. Unë kam folur dhe do të flas gjithmonë për gjërat për të cilat askush nuk dëshiron të flasë”.

Anëtarësimi i saj në PDK nuk ka qenë levizja e saj më e sigurtë

Shteti më i ri i e shpalli pavarësinë në vitin 2008 pas një lufte të përgjakshme me Serbinë në vitet 1998-99, pasi qeveria e Beogradit u përpoq të pastronte rajonin prej shqiptarëve etnikë.

Që nga ajo kohë, Kosova ka luftuar për të menaxhuar pritshmëritë e popullatës së saj të re. Nivelet e larta të papunësisë dhe korrupsionit e kanë bllokuar progresin.

Fajin për sëmundjet që pllakosin Kosovën ia kanë lënë qendrës së djathtë të PDK-së, si dhe partive të tjera në Kosovë që kanë marrë kthesat në qeverisjen e Kosovës gjatë këtyre 20 viteve të fundit.

“Unë besoj se partia dëshiron të ndryshojë dhe të bëhet më e gjerë, dhe do të më duhet të fitoj besimin e grupit tim parlamentar për ta arritur këtë”, thotë Ismaili. “Për më tepër, besoj se mund të sjell ide të reja në parti. Politika e Kosovës ka nevojë për fytyra të reja”.

Ajo beson se dy dekadat e fundit të aktivizmit e kanë përgatitur mirë për këtë lloj misioni.

“Ndjej se kam arritur vetëm gjithçka kam mundur. Mund të mos jetë shumë lart për disa, por për mua personalisht është shumë. Nuk mund të bëj më shumë duke qënë vetëm”.

“Kur të hyj në parlament, unë do të shikoj çdo legjislacion që adreson gratë e nënpërfaqësuara nga fshatrat, nënat që qëndrojnë në shtëpi, si dhe nënat që punojnë, liritë fetare, pakicat etnike dhe gjithashtu situatën e romëve, dhe do të sigurohem që ata të jenë të mbrojtura dhe të përfaqësuara”.

Ismaili ka punuar me grupe të margjinalizuara në Kosovë për më shumë se dy dekada dhe beson se ajo ka kualifikimin edhe eksperiencën e duhur për të qenë zëri i tyre.

Përveç kësaj, ajo ka punuar me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) si përkthyese në departamentin e demokratizimit për më shumë se gjashtë vjet.

Ajo iu bashkua çdo delegacioni qeveritar dhe ishte pjesë e aktiviteteve trajnuese që synojnë parlamentarë të rinj për zyra dhe ka punuar në rritjen e kohezionit midis njerëzve nga besime dhe etni të ndryshme.

Flet rrjedhshëm anglisht, arabisht, serbisht dhe turqisht. Ismaili gjithashtu ka punuar për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) dhe aktualisht është duke punuar si pedagoge në Fakultetin e Studimet Islame.

Si një nga profesoreshat e para femra në Fakultetin e Studimeve Islame dhe një nga gratë e para me shami që  ka punuar në OSBE dhe EULEX, Ismaili mbart një kuptim të dukshëm të arritjes për gratë, dhe veçanërisht për atë muslimane në Kosovë.

“Disa nga sfidat me të cilat përballen gratë janë materiale, por kryesisht është aksesi për mundësi të  barabarta.”

“Nuk e kam fjalën vetëm për mundësi të barabarta, për shembull, kur bëhet fjalë  për një aplikimin për një vend pune. Nëse shteti dhe shoqëria kanë investuar vetëm në burra dhe vetë familja ka investuar në burra, dhe kjo nuk është në rregull. Jam e vendosur të punoj shumë për të luftuar për qasjen e grave në arsim, gratë nga fshati, të mbijetuarat e dhunës seksuale – ka pasur disa padrejtësi historike ndaj grave në Kosovë, të cilat dua t’i adresoj. ”

“Burri im nuk është në aktivizëm shoqëror, ai është përqëndruar në shkencë plotësisht, por më inkurajon të bëj punën që po bëj, dhe është  gjithashtu mbështetës. Kur lodhem ndonjëherë më nxit që të mos heq dorë sepse beson tek unë ”

Rastësisht, burri i Besës, një neurokirurg, e thërret atë në  telefon dhe diskutojnë shkurtimisht se kush do të zgjedhë të marrë cilin fëmijë nga aktivitetet e tyre të ndryshme shoqërore.

Por para se të largohet, ajo dëshiron të japë një mesazh të  fundit: “Unë do të flas dhe do të qëndroj për të vërtetën për popullin tim.”

Marrw nga trtworld.com – /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Trump: Me sa më intereson, negociatat me talebanët janë të vdekura

Trump: Me sa më intereson, negociatat me talebanët janë të vdekura

Një pllakë përkujtimore për “Alo Alo”-n e famshme (video)

Një pllakë përkujtimore për "Alo Alo"-n e famshme (video)

Ursula von der Leyen zbulon ekipin e saj: fytyra të reja dhe të moçme

Ursula von der Leyen zbulon ekipin e saj: fytyra të reja dhe të moçme

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni