Themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates dënon vendimin e Presidentit Trump për të pezulluar fondet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), raporton CNN
“Pezullimi i fondeve të Organizatës Botërore të Shëndetit gjatë kesaj krize shndeti është po aq e rrezikshëm sa tingëllon,” shkroi Gates në profilin e tij në Tëitter.
“Puna e tyre ngadalëson përhapjen e COVID-19 dhe nëse ajo punë ndalet, asnjë organizatë tjetër nuk mund ta zëvendësojë atë,” tha ai, duke shtuar se bota ka nevojë për OBSH-ne “tani më shumë se kurrë”.
Por sipas Presidentit amerikan, OBSH është përgjigjur keq ndaj pandemisë.
Përveç Bill Gates, Sekretari i Përgjithshëm i KB, Antonio Guterres iu përgjigj këtij vendimi, duke thënë se ishte koha për të bashkuar botën, për të mos pezulluar fondet e OBSH. /tesheshi.com/