Ka shkuar në tre numri i viktimave nga tërmeti i mesnatës, ku pasojat më të shumta, aty ku janë dhe humbjet njerëzore, i ka Durrësi dhe Thumana.
Viktima e parë u regjistrua pikërisht në këtë të fundit, ku një e moshuar e pajetë u nxorr nga rrënojat, ndërsa i nipi i gjendur në prehërin e saj shpëtoi mrekullisht.
Po në Thumanë, viktima tjetër ka humbur jetën pasi është hedhur nga ballkoni. Ndërsa në Durrës, nga shembja e një pallati, siç raporton TCH, është një studente e Mjekësisë që ka humbur jetën.
Ndërsa të plagosurit numërohen në mbi 150.
Ministria e Arsmit sapo ka dhënë njoftimin e anullimit të mësimit në qytetet e Shqipërisë së Mesme. /tesheshi.com/