Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bilal Sherifi i NISMA-s: Kosova, o drejt zgjedhjeve o drejt referendumit

by te Sheshi
09/12/2015
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Bilal Sherifi i NISMA-s: Kosova, o drejt zgjedhjeve o drejt referendumit

Nga Blendi Gashi

Sekretari i partisë NISMA për Kosovën, Bilal Sherifi, thotë se opozita e bashkuar, të gjitha energjitë e saj i ka të përqendruara në anulimin e dy marrëveshjeve Zajednicës dhe Demarkacionit me Malin e Zi.

Sherifi në një intervistë dhënë për portalin tesheshi.com, thotë se në rast se kjo nuk ndodh atëherë mbeten dy opsione: zgjedhjet e reja ose referendumi.

Ai në këtë intervistë ka folur edhe për raportimet e disa mediave sipas të cilave AAK e Haradinajt mund të tradhëtojë opozitën dhe t’i bashkangjitet qeverisë në koalicion, poashtu për atë se çfarë mund të ndodh në politikën kosovare më 2016-të, si dhe për partinë e tij NISMA, nëse ështëe gatshme të shkojë në zgjedhje të reja.

Intervistoi: Blendi Gashi

Opozita e bashkuar refuzoi ftesën e kryeministrit për dialog. Dallimet aktuale pozitë-opozitë mund të tejkalohen vetëm përmes bisedimeve. Si të dilet nga situata e krijuar?

Së pari, nuk mund të shkosh në takim me një kryeministër i cili në seancën e improvizuar të Kuvendit dha urdhër për të filluar arrestimet, të cilat edhe filluan, madje pa kaluar as 24 orë. Ai gjithashtu është përgjegjës për invadimin brutal mbi selinë e një partie politike parlamentare, siç ndodhi më 28 nëntor 2015.

Së dyti, pa lirimin e të burgosurve politikë, dhe pa tërheqjen e fletarrestimeve të deputetëve dhe aktivistëve të cilët i kanë kundërshtuar marrëveshjet, nuk mund të ketë takim, sepse një takim i tillë do të legjitimonte veprimet e tyre edhe nga opozita.

Së treti, nëse e keni lexuar me vëmendje letrën të cilën kryeministri ua ka drejtuar kryetarëve të partive opozitare VV, AAK dhe Nisma për Kosovën, të cilën e ka quajtur “Ftesë për takim”, do të shihni se ajo letër nuk ishte ftesë për dialog. Pra, i ka ftuar në takim që t’ua thotë edhe me fjalë atë që e ka thënë në letër.

Prandaj, opozita nuk pranoi të shkojë në një takim në të cilin do të duhej të dëgjojnë edhe një herë atë që ai e ka thënë në letër.

Kërkesë e opozitës është edhe lirimi i deputetëve të burgosur. Në rast se lirohen a do të pranoni të uleni në tryezën e bisedimeve me Thaçin e Mustafën?

Kërkesa për lirimin e të burgosurve politikë, deputetë apo aktivistë, është vetëm parakusht për të vazhduar më tej. Lirimi është i domosdoshëm, dhe nuk prek thelbin e kërkesave të opozitës. Kërkesat e opozitës së bashkuar tanimë janë publike dhe të përsëritura në vazhdimësi. Kërkesat i janë dorëzuar edhe presidentes  së Kosovës, Atifete Jahjaga. Ato janë: tërheqje të marrëveshjeve, referendum ose zgjedhje.

Pra, qeveria i ka tri opsione përmes së cilave mund t’i jep zgjidhje krizës politike.

A po dëshiron me çdo kusht opozita e bashkuar ta çoj vendin në zgjedhje pasi dihet se pushteti ka bërë të ditur se nuk i anulon marrëveshjet?

Për opozitën zgjedhjet janë opsioni i fundit, vetëm nëse qeveria nuk është e gatshme as t’i anulojë dhe as t’i dërgojë në referendum, atëherë duhet t’i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, përmes së cilave qytetarët do të mund të deklaroheshin se ai mbështesin ato parti që sollën këto marrëveshje, apo ato parti të cilat po i kundërshtojnë. Pra, këto zgjedhje do të ishin një lloj referendum për këto marrëveshje.

Media të caktuara po shkruajnë se ka komunikim direkt në mes Haradinajt dhe Thaçit, dhe se kur të fillojë procedura për zgjedhjen e Thaçit president, më pas, AAK-së do t’i jepet pushtet i madh në qeveri. A mund të ndodh një skenar i tillë i papritur?

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm si me z. Haradinaj ashtu edhe me z. Ymeri, jemi të vendosur që të ecim së bashku deri në realizimin e kërkesave. Ato që shkruhet nëpër media nuk kam arsye t’i komentoj.

Si i vlerëson NISMA sondazhet që po bëhen së fundmi ku partinë tuaj e renditin jo mirë duke mos kaluar pragun për të hyrë në Parlament. Jeni të gatshme për zgjedhje dhe a do të hyni në një listë të përbashkët me partitë tjera opozitare?

NISMA që nga themelimi i saj është përballur me këtë lloj të luftës speciale kundër saj, vazhdimisht kanë thënë se ajo nuk e kalon pragun, por ju e dini që të gjitha këto dolën të jenë të pavërteta. Jam shumë i sigurt, që edhe në të ardhmen do ta dëshmojmë se këto nuk janë të vërteta.

Një pyetje për fund, çfarë mund të ndodh më 2016-të në skenën politike kosovare dhe a pritni që Thaçi të zgjidhet president?

Ky nuk është ndonjë shqetësim as i imi dhe as i NISMA-s, bile ky nuk është ndonjë shqetësim as për Kosovën.

Kosova po përballet me një krizë të thellë politike, e cila është shkaktuar nga këto dy marrëveshje të dëmshme për vendin. Të gjitha energjitë i kemi të përqendruara te anulimi i këtyre dy marrëveshjeve.

 /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Ancelotti hap letrat: ju tregoj obsesionin e madrilienëve për “La Deciman”

Ancelotti hap letrat: ju tregoj obsesionin e madrilienëve për “La Deciman”

Basha: me bunkerin shembëm simbolin e korrupsionit të qeverisë komuniste

Basha: me bunkerin shembëm simbolin e korrupsionit të qeverisë komuniste

Dërgohet në Siberi për ndëshkim, por… ja çfarë ndodhi më pas

Dërgohet në Siberi për ndëshkim, por... ja çfarë ndodhi më pas

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni