Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Bie perdja! Kushti i ri i opozitës për 7 ligjet e reformës në Drejtësi e hedh në erë Vettingun

by te Sheshi
23/02/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Bie perdja! Kushti i ri i opozitës për 7 ligjet e reformës në Drejtësi e hedh në erë Vettingun

Duket se sot i ka ardhur era akuzave të qeverisë ndaj opozitës se protesta e saj ka për qëllim bllokimin e Vettingut.

Në një qëndrim të beftë gjatë riartikulimit për të satën herë gjatë këtyre 6 ditëve për qeveri teknike, kreu i PD-së Basha kërkoi dhe ndërhyjen në 7 ligje të reformës në Drejtësi, si kusht për kthimin në parlament.

Ka një paketë reale ndryshimesh apo është pretekst për ta rrëzuar këtë reformë?

Opozita doli së fundi me një kusht të ri nga çadra e protestës, ku janë ngujuar që nga 18 shkurti. Ajo kërkon të rikthejë për shqyrtim 7 projekt-ligjet e reformës në Drejtësi, të miratuara në Kuvend me shumicë dhe më pas të çertifikuara nga Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese, të cilat rrëzuan padinë së PD-së.

Vettingu i shumëkërkuar dhe i shumëpritur në Drejtësi nuk mund të realizohet pa praninë e opozitës në Kuvend, por ajo e ripohoi sot vendimin e saj për bllokimin e kësaj reforme.

Kërkesa vjen në një moment kur 7 ligjet e reformës në Drejtësi kanë hyrë në fuqi, janë botuar në Fletoren Zyrtare dhe kanë kaluar të gjitha hallkat parlamentare dhe gjyqësore. Një prej këtyre 7 ligjeve u miratua me 112 vota, pasi e votuan edhe deputetët demokratë, por për 6 të tjerat ata bojkotuan votimin dhe ligjet kaluan me 85 votat e mazhorancës PS-LSI-PDIU.

Basha i vuri sot kusht Ramës ndryshimin e tyre duke e çuar në një rrugë pa krye reformën.

“Partia Demokratike e bëri detyrën e vetë në Parlament. Jemi krenarë për ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë një drejtësie të pavarur që nuk mbron, por lufton krimin dhe korrupsionin. Ishin ata që përjashtuan opozitën nga 7 ligjet duke thyer premtimin që dhanë përballë partnerëve tanë euroatlantikë. Nëse nuk tremben nga drejtësia e pakapur le ti hapin rrugë qeverisë teknike, le të ndryshojmë së bashku 7 ligjet që i bënë përshesh për të kapur drejtësinë…”, tha ndër të tjera sot Basha duke e kthyer procesin në pikën zero.

Beteja për emërimet në institucionet e Vettingut

A ka vërtetë PD-ja një paketë propozimesh për ndryshimet e tyre, përveç propozimeve të kohës kur negociohej reforma dhe kur u zgjodh varianti amerikan me ndërhyrjen e zv/Sekretares së Shtetit, Nuland, i cili përfshinte propozimet e dy palëve?!

Burimet nga opozita thanë për tesheshit.com se nuk është çështja tek nenet e këtyre ligjeve konkretisht, por tek gjetja e mënyrave për t’a mbajtur peng ngritjen e institucioneve të reja të Vettingut që burojnë prej tyre. Burimet sqaruan se opozita nuk ka besim se emërimet në këto institucione do të jenë të pavaruara, për shkak të mënyrës se si po përzgjidhen listat e kandidatëve.

Fuqia e PD-së për bllokim buron nga 7 ligjet

Ndryshimet Kushtetuese dhe vetë këto ligje që kundërshton sot opozita në fakt i japin asaj fuqinë për të luajtur rolin e bllokueses. Gjatë hartimit të tyre duket se as mazhorancës dhe as ndërkombëtarëve nuk u ka shkuar në mendje që do të vinte një moment i tillë, ndaj ligjet nuk parashikojnë asnjë mekanizëm zhbllokues në rast të bojkotit të opozitës.

Siç sqarohej në një shkrim të mëparshëm të tesheshi.com me titull “Si e bllokon opozita Vetringun…” jepeshin arsyet ligjore ku mbështetej “vetoja” opozitare kundër vetingut.

Për 3 institucionete rëndësishme që pritet të ngrihen në javët që vijnë ligjit u jep të dyja palëve, shumicës dhe opozitës, të njëjtin rol.  Opozita, sipas ligjit, ka një rol kyç në përzgjedhjen dhe votimin e 27 anëtarëve që do të përbëjnë KPK, KPA dhe komisionerët, pasi komisionet ad-hoc që do të votojnë emrat e kandidatëve dhe më pas votimi i tyre në Kuvend duhet të bëhet me pjesëmarrjen e opozitës dhe me votën e saj.

“Kuvendi, brenda 10 ditëve nga marrja e listës së kandidatëve, të cilët i plotësojnëkriteret formale, listës së kandidatëve, të cilët nuk i plotësojnë kriteret formale, dhe listës sërekomandimeve të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, miraton krijimin dhe përbërjene dy komisioneve ad hoc të përzgjedhjes, të cilët përbëhen respektivisht nga:

  1. a) 12 anëtarë, gjashtë të propozuar nga grupet parlamentare të shumicës dhe gjashtë nga grupet parlamentare të pakicës;b) 6 anëtarë, tre të propozuar nga grupet parlamentare të shumicës dhe tre nga grupet parlamentare të pakicës”, thuhet në një nga nenet e ligjit “për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

Nëse PD nuk merr pjesë në komisionet ad-hoc bllokohet procesi, i cili aktualisht është në duart e bordit ndërkombëtar, i cili po shqyrton listën e kandidatëve që kanë plotësuar kriteret ligjore për institucionet e Vettingut.

7  Projektligjet e Vetingut

  1. Projektligji “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar“ SPAK

  1. Projektligji “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë“

  1. Projektligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”

  1. Projektligji “Për Organizimin dhe Funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”

  1. Projektligji “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”

  1. Projektligji “Për Organizimin e Pushtetit Gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”

  1. Projekligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 8577,datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”. /tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit
Politikë

Kështu e komenton Linda Rama mandatin e katërt të të shoqit

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Next Post
Nokia 3310 do të jetë sërish në treg, ja kur del dhe cili do të jetë çmimi i tij

Nokia 3310 do të jetë sërish në treg, ja kur del dhe cili do të jetë çmimi i tij

Bashkësia Fetare e Serbisë sulmon kreun e BFI-së në Maqedoni: po na përçan!

Bashkësia Fetare e Serbisë sulmon kreun e BFI-së në Maqedoni: po na përçan!

Demarkacioni: Kundërthënie të mëdha ndërmjet këshilltarëve të kryeministrit Mustafa

Demarkacioni: Kundërthënie të mëdha ndërmjet këshilltarëve të kryeministrit Mustafa

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni