Presidenti amerikan Joseph Biden ka zgjatur listën e zezë të kompanive kineze të ndaluara nga investimet amerikane.
Lista tani përfshin 59 në vend të 31 kompanive, tha Shtëpia e Bardhë.
Vlerësohet si një kërcënim i jashtëzakonshëm “përdorimi i teknologjive të mbikëqyrjes kineze jashtë Kinës, si dhe zhvillimi i tyre dhe përdorimi i tyre për të lehtësuar shtypjen, ose për të shkelur seriozisht të drejtat e njeriut”.
Lista e zezë u krijua nga ish-Presidenti i SHBA Donald Trump. /tesheshi.com/