Në ditën e dytë të kongresit të saj kombëtar, Partia Demokratike Amerikane emëroi zyrtarisht Joe Biden, 77 vjeç, si kandidatin e saj i cili do të rivalizojë presidentin aktual Donald Trump në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 3 nëntor.
Pasi Biden u emërua zyrtarisht, ai bëri një tweet në Twitter se ky nominim “ishte nder në jetën e tij”, ndërsa folësi kryesor i ditës ishte gruaja e tij Jill.
Në një adresim shumë personal, ajo ofroi një pasqyrë se si e ndihmoi Biden të shëronte plagën pasi gruaja dhe vajza e tij e parë u vranë në një aksident me makinë.
“Unë nuk mund ta imagjinoja as në moshën 26 vjeç duke pyetur veten: Si të rregulloj një familje të shkatërruar?” Dhe përgjigjja është e njëjtë si për një komb të thyer: Dashuri dhe mirëkuptim! Nëse ia besojmë kombit Joe, ai do të bëjë për familjen tuaj atë të cilën ai e bëri edhe për tonën: të na bashkojë dhe ta bëjmë të plotë,” theksoi Jill Biden
Përveç Jill Biden, delegatëve iu drejtuan të martën ish-presidentët Bill Clinton dhe Jimmy Carter.
“Në raste si këto, Zyra Ovale duhet të jetë qendra e komandës. Në vend të kësaj, ajo tani është qendra e stuhisë. Ka vetëm kaos, dhe e vetmja gjë që nuk ndryshon është vendosmëria e presidentit për të mohuar përgjegjësinë dhe zhvendosur fajin te dikush tjetër,” tha Clinton në fjalimin e tij para delegatëve.
Të mërkurën, në ditën e tretë të kongresit, folësit kryesorë do të jenë kandidatja e Biden për zv.presidente Kamala Harris, si dhe një ish-presidenti tjetër, Barack Obama. /tesheshi.com/