Shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bardhyl Kollçaku ka bërë betimin ditën e sotme para presidentit të Republikës Ilir Meta.
“Është nder dhe privilegj që më besohet kjo detyrë. Zotohem që do të bëj më të mirën”, u shpreh Kollçaku.
Ndërsa, kreu i shteti në fjalën e tij tha se Kollçaku jep garanci për përmbushjen e detyrës.
“Jam besimplotë se do të përmbushni me sukses detyrën tuaj fisnike. Në sajë të eksperiencës dhe profesionalizmit, Kollçaku jep garanci për përmbushjen e detyrës. Çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare do të mbështeten fuqishëm nga unë.
Shpreh konsideratën time më të lartë, respektin dhe mirënjohjen për burrat dhe gratë në uniformë që shërbejnë për mbrojtjen e vendit dhe interesave kombëtare. Përkushtimi dhe sakrifica sublime do të respektohen dhe vlerësohen”, tha Meta.