Presidenti në detyrë Bujar Nishani, ka dekretuar mbledhjen e një seancë të jashtëzakonshme parlamentare më 24 korrik, për ceremoninë e betimit të pasaardhësit të tij, Ilir Meta.
Dekreti i firmosur nga Nishani është bërë publik sot nga zyra e Presidencës. Meta u zgjodh President më 28 prill, në kohën e një krize politike në Shqipëri, ku opozita ishte në çadër, dhe nuk u përfshi në votimin për Presidentin e ri. Meta bëhet Presidenti i tetë i Republikës së Shqipërisë.
D E K R E T:
PËR THIRRJEN E KUVENDIT NË SESION TË JASHTËZAKONSHËM PËR
BËRJEN E BETIMIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
Në mbështetje të nenit 74 pika 2 dhe 93 të Kushtetutës së Republikës
së Shqipërisë,
D e k r e t o j
Neni 1
Thirrjen e Kuvendit, në sesion të jashtëzakonshëm, për bërjen e
betimit të Presidentit të Republikës, më datë 24 korrik 2017.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. /tesheshi.com/