Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Betejat politike me vepra publike: nga mbikalimi i Zogut të zi, tek Këndi i Lojrave në Parkun e Liqenit

by te Sheshi
23/02/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Betejat politike me vepra publike: nga mbikalimi i Zogut të zi, tek Këndi i Lojrave në Parkun e Liqenit

Nga Ermir Hoxha

Të hënën, protestues të opozitës shqyen dhe morrën zvarrë elementë të rrethimit të kantierit tek Kodrat e Liqenit, aty ku bashkia ka planifikuar të ndërtojë një Kënd Lojrash për fëmijë. Ata parakaluan (pa hap rreshtor) përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, duke tërhequr nën një rrapëllimë  bezdisëse për çdo vesh normal, prehtë e tyre metalore; si shenjë më shumë e një triumfi politik sesa mjedisor. Më e pakta këtë nuk duhet ta bëntë një parti politike e cila, duke u vetëemëruar si “demokratike”, duhet të jetë promovuesja për çdo rast e shtetit ligjor. Në demokraci, paligjshmëria e diçkaje nuk rregullohet assesi me paligjshmëri. Ndryshe vjen anarkia, dhe…lamtumirë demokraci, shtet ligjor, shtet i së drejtës!

Akti i së hënës ishte i fundit në rradhën e disa sosh të cilat nisin që në 2007-ën. Duke u afruar zgjedhjet lokale  të atij viti, qeveria e atëhershme do shënonte të parin precedent të luftës politike me vepra publike, të tipit: “Unë e shkatërroj atë që ndërton ti!”. Shkatërrim dhe jo anullim, pasi u bë fjalë për ta rrafshuar një vepër publike siç ishte mbikalimi i Zogut të zi, siç dhe ndodhi.

IMG_2779

Për gati një muaj gurgule, nuk u morr vesh nëse vepra në fjalë ishte nonsens urban, përfundim ky i nxjerrë nga specialistët, apo se nuk i kishte letrat në rregull, për çka mazhoranca preferonte të sakrifikonte një vepër publike vetëm e vetëm për të promovuar një cilësi burokratike në emër të një shteti serioz?!

Kjo nuk u sqarua kurrë, veç asaj që shumëkush mbeti me bindjen se gjithçka bëhet për hir të luftës politike në prag të zgjedhjeve. Mbikalimi nuk u bë. Bashkia e Tiranës e çoi çështjen në Strasburg; e fitoi atë; ndërsa ende nuk dihet nëse qeveria e Berishës i ka paguar mbi 2 milion eurot e dëmit.

Images

Po nuk u ndal me kaq. Edhe pse mazhoranca e atëhershme i humbi “Lokalet”, pasi shembja e mbikalimit  pati efekt të kundërt në votë, ky rit vijoi më tej. Radhën do e kishte Xhamia e Madhe  dhe Sheshi Skëndërbej. Në 2010-ën, Bashkia e Tiranës hap një konkurs ndërkombëtar për Xhaminë e Madhe e cila do ndërtohej pas Pallatit të Kulturës. Por kahja përballë që ishte në pushtet, nis e nxjerr pretendime të tipit ligjor e padyshim burokratik. Muajt ecnin e në çastin kur Bashkia ndërron drejtim politik, projekti anullohet.

plani

Po kështu ndodh dhe me projektin e Sheshit Skënderbej, i planifikuar për t’u shndërruar i gjithi në pedonal. Punimet për të rastisën të vazhdojnë dhe në kohë fushate, ku, më shumë se projektit, i mëshohej faktit se në shesh nuk mund të kalohej nga trafiku, ndërsa balta e pluhuri bënin kërdinë.

Anullimin e dy veprave, anëtarë të majtë të Këshillit Bashkiak e çuan si çështje në Prokurori. Dhe jo vetëm kaq, bashkia e bërë blu do anullonte dhe planin urbanistik të paraardhësit rozë, për të krijuar një të ri, të cilin e realizoi për një vit. Kështu pra, kundërshtari pothuajse ishte shpartalluar duke ia shkulur nga gjoksi të gjitha medialonet.

bulevardi-tiranes

Por ky delir nuk zgjati shumë, e, në gropën që ishte hapur për kundërshtarin, do binte dhe vetë hapësi i gropës. PS-ja i merr qeverisjen PD-së, duke i huazuar njëherësh dhe ritin e themeluar prej saj të “shkopit ndër rrota” në vepra publike. Bashkia e PD-së nis të hap kantierin e bulevardit të ri nga Stacioni i Trenit deri në Paskuqan, por qeveria  ia lë ruspat ngrehur. Basha nis të qahet se Rama nuk po e lë të punojë duke ia bllokuar projektet, gjë të cilën dy vjet më parë e kishte bërë vetë.

0

Por si në çdo rast ka dhe përjashtime. Gjatë kohës kur bashkia ishte në udhëhqjen e Bashës, i inagurua pedonalja tek rruga “Abdi Toptani”, vepër e nisur nga Rama. Ishte projekt i financuar nga Brukseli dhe me të nuk mund të bëhej shaka. Ndërsa Sheshi Skënderbej financohej nga arabët e Emirateve dhe kjo nuk përbënte dert.

images (2)

Xhamia e Madhe si histori më vete

Ishte tronditëse që Rama të mund të merrte medaljonin e meritës për ndërtimin e të shumëkërkuarës Xhami të Madhe në Tiranë nga myslimanët. Kështu, prej sapo studio daneze “BIG” u shpall fituese e projektit për ndërtimin e objektit të kultit islam, nisi një luftë e ethshme, nën dhe mbi sipërfaqe që asgjë mos bëhej realitet. Dhe ndodhën shumë gjëra, u luajtën shumë skema, u futën në lojë shumë aktorë, deri në çastin kur medaljoni, nga gjoksi i njërit krah kaloi tek tjetri.

Para zgjedhjeve parlamentare të 2013-ës, dyshja Berisha – Basha do buzëqeshnin trimfalisht pas një dekori ku lartohej kupola dhe katër minaretë e asaj që do quhej Xhamia e Namazgjasë. Por as ky delir i lumturisë politike nuk zgjati shumë. Në qeverisje vjen Rama që ribën dhe njëherë letrat e xhamisë, për të qenë ai celebruesi i një ëndrre besimtarësh me peshë të madhe vote.

IMG_1811

Dhe riti vijoi ende me ardhjen në bashki të Erion Velisë. Ca vazo të pafajshme lulesh të varrura në shtylla elektrike nga Basha, hiqen. Si akt i parë ky i një riti që së fundi po merr dhe trajtën e dhunshme, atë me Këndin e Lojrave tek Parku i Liqenit. Por kjo është hera e parë kur ligjin tenton ta bëjë opozita e jo pushteti. /tesheshi.com/                                                                                                     

Related Posts

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?
Kritikë

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek
Ballkani

Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

08/07/2025
Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?
Kryesore

Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

08/07/2025
Next Post
Deputeti Prenga gjen alibinë me rastin Mziu dhe deklaron: PS-ja më ka përjashtuar, jam i pavarur

Deputeti Prenga gjen alibinë me rastin Mziu dhe deklaron: PS-ja më ka përjashtuar, jam i pavarur

Nga Fjolla SPANCA: Me qenë grua, dit e nat’

Nga Fjolla SPANCA: Me qenë grua, dit e nat’

Betejë simbolesh në Shkup: Shqiponjës shqiptare do i kundërpërgjigjet një kryq maqedonas

Betejë simbolesh në Shkup: Shqiponjës shqiptare do i kundërpërgjigjet një kryq maqedonas

TË FUNDIT

  • Të fundit
Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

08/07/2025
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni