Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Beteja për “Ujin”: Prova e parë e vazhdimit të paktit Rama-Basha që po squll peshën e LSI-së

by te Sheshi
28/07/2017
in Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Beteja për “Ujin”: Prova e parë e vazhdimit të paktit Rama-Basha që po squll peshën e LSI-së

Ajo çfarë ndodhi më 26 korrik në këshillin bashkiak të Tiranës ishte edhe prova më e parë dhe e fortë se si do të jetë opozita e ardhshme ndaj Edi Ramës, por edhe nëse do të funksionojë pakti politik i 18 majit mes Lulzim Bashës dhe kryeministrit aktual që e mori timonin i  vetëm më 25 qershor.

Dhe panorama që ofroi sherri apo e ashtuquajtura “Beteja për Ujin” ishte një dëshmi që pakti, jo vetëm që funksionon, por po ecën përpara me një ritëm konstant pavarësisht dukshmërisë, ku Lulzim Basha kontenstoi vetëm verbalisht zgjedhjet, por jo ligjërisht me njerëzit e tij në KQZ që votuan të gjitha tabelat e 12 qarqeve të vendit.

Për të pasur një panoramë të qartë të asaj që ndodhi le të marrim faktet me radhë.

Erion Veliaj shpalli kërkesën për të rritur çmimin e ujit në Tiranë, duke kërkuar që përpara se këtë ta vendosute ERU, pra Enti  i  pavarur që ka këtë kompetencë, ta kalonte me vota në këshillin bashkiak, si një provë për mazhorancën në këtë institucion.

Partia Demokratike shpalli luftë që në fillim. Ishte kundër. Kreu i  këshilltarëve të PD-së, Nardi Olli, i  bëri thirrje LSI që së bashku ata të bojkotonin takimin, ta linin Veliajn pa koorum dhe të shikohet hapur nëse i  ka votat në “Parlamentin e Tiranës” kryebashkiaku apo jo.

Por LSI, e cila e ka të ngulitur apo i  ka mbetur si “ves” logjika e pallatit, kërkoi konsultime, madje ndau edhe propozime, që në publik u perceptua si Pazar.

Ndoshta realisht nuk ka qenë nga LSI pazari si qëllim, por qasja konstruktive. Po ndoshta për fatin apo për fajin e i sh-partisë së Ilir Metës, në publik u shit si tentativë për kopromis.

Për dy ditë me radhë, përpara mbledhjes së Këshillit Bashkiak, PD u përplas ashpër me LSI në deklarata të niveleve më të lartë, që nga Luan Rama te Monika Kryemadhi, që i  përgjigjeshin Bashës se LSI ka qasjen e saj të një opozite konstruktive.

Por në ditën e mbledhjes së këshillit, as PD e as LSI nuk e braktisën, por morën pjesë në rendin e ditës.

Kur erdhi radha e votimit të çmimit, PD-ja braktisi votimin, ashtu edhe LSI. Pra votimin dhe jo seancën që në fillim që të mos plotësohet koorumi.

Në fund me votat e vetëm 2 këshilltarëve të LSI-së u miratua vendimi për çmimin.

LSI përjashtoi menjëherë dy këshilltarët, por Veliaj kaloi provën.

Më pas PD-ja sulmoi ashpër LSI-në si pjesë e pazarit, duke e akuzuar se ka qëndruar për të kaluar një projekt ku ndërtimi i  disa shkollave në Tiranë bëhej me logjikën e PPP-së, pra i  ndërton privati dhe paratë i  merr avash avash nga shteti.

Po ç’ka ndodhur realisht? Ose LSI nuk është larguar përfundimisht nga “tepsia”, ose realisht nuk ka më fuqi, edhe pse ka numra, i  ka rënë pesha specifike.

Mund të jenë edhe të dyja, por kyçi i  të gjithë kësaj është PD e Lulzim Bashës.

Sikur kjo e fundit të bojkotonte mbledhjen e këshillit, atëherë LSI do të dilte zbuluar dhe ndoshta edhe ajo do të bojkotonte duke e shndërruar ikjen e dy këshilltarëve si një gjest klientelist e jo si një votim normal.

Lulzim Basha, riktheu gjuhën e fortë ndaj LSI-së si në fushatë duke i  përmendur pazarin.

Po pse sillet kështu Lulzim Basha. Duket hapur dhe qartë se lideri i  opozitës po i  futet një procesi politik institucional të ngjashëm me Edi Ramën pas vitit 2011, pra pas humbjes së Bashkisë së Tiranës.

Basha po hyn në një opozitë institucionale ku dëshiron të jetë ai interlekutori dhe jo LSI-ja e Ilir Metës, tashmë i  larguar, por që në krye të partisë së tij ka bashkëshorten, Monika Kryemadhin.

Në sytë e opinionit publik, PD-ja kontestoi çmimin e ujit, pra bëri opozitën dhe nuk mori përsipër dështimin e planit, duke ia faturuar LSI-së.

Së cilës duket hapur se i  ka rënë shumë pesha specifike në diktimin e procesit politik në vend.

Kjo do të duket edhe në Parlamentin e ardhshëm ku sipas të gjitha gjasave do të rikonfigurohen komisionet e vettingut. Sipas të gjitha gjasave PD do të ndajë me LSI-në pjesën e opozitës në komisione, ndërsa PS do të marrë përfaqësuesit e saj.

Lulzim Basha, sido që të jetë puna nuk ka luftë me Edi Ramën, pasi atë nuk e largon dot kollaj, në mos Rama ta largojë veten nëse bën ndonjë të pabërë. Dhe kjo s’do shumë mend të kuptohet se vetëm një skandal keqeverisjeje mund të përbëjë opinion kundër qeverisë, sepse PS nuk e ka më “armikun” brenda që të furnizojë mediat me histori droge e hashashi, siç ndodhi para zgjedhjeve me sulmin ndaj Saimir Tahirit.

Madje vetë ministri teknik i  Lulzim Bashës, Dritan Demiraj, tha se “qeveria “Rama 2” do ta nisë punën në një Shqipëri pa hashash”.

Një deklaratë që synon dy gjëra; që Basha thotë në opinion që “ministrat teknikë arritën rezultate reale siç është droga, që për të është më e rëndësishme se fitorja në zgjedhje”(normalisht në publik e teori) dhe tregon tek ndërkombëtarët një qasje konstruktive, ç’ka e ka pasur deficencë në mandatin e parë dhe e dyta krijon kushtet që t’i kërkojë Edi Ramës, nisjen e zbatimit faktik të marrëveshjes paszgjedhore.

Pra që PD të jetë aktori kryesor në reformën kushtetuese dhe elektorale, ku Lulzim Basha pritet të jetë jo thjesht një aktor kryesor, por edhe kryetari i  Komisionit të Posaçëm Parlamentar për ndryshimet kushtetuese.

PD+PS mund ta ndryshojnë vetë Kushtetutën, edhe nëse LSI nuk pranon të hyjë në proces.

Shkurt LSI mund të ketë numra, 19 deputetë, por pesha e tyre është ku e ku më e vogël se katërshja e vitit 2009.

Kjo është kriza e madhe politike, megjithëse Ilir Meta në Presidencë mund të jetë pol pushteti i rëndësishëm që mund të diktojë zhvillime.

Por në fund të fundit në politikë rëndësi kanë numrat; dhe ato i  ka Edi Rama me Lulzim Bashën.

Ky i  fundit nga një faktorizim i  LSI rrezikon shumë, pasi në zgjedhjet e ardhshme do të varet shumë nga partia e Metës, çka nuk i  leverdis aspak kreut të PD-së. Ndaj ai pastroi shtëpinë e tij nga kundërshtarët për të nisur një vallëzim të gjatë e të vetmuar me “ujkun” Edi Rama, derisa të vijnë zgjedhjet e ardhshme që sipas të gjitha gjasave do të zhvillohen me rregulla të tjera.

Natyrisht nuk do të jetë e lehtë me LSI dhe Metën president. Por nga shenjat e para, kjo panoramë politike po duket në horizont…

/tesheshi.com/

Related Posts

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?
Bota & Rajoni

Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur
Kryesore

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
Next Post
Dështimet e merkatos: pesë futbollistë që mbetën pa skuadër në sezonin e ri

Ajeti firmos me Krotonën për 600 mijë euro

Kamxhiku mbi administratën, tjetër risi e Ramës: “Nota juaj”

Nga korrupsioni tek droga, Rama: Ja 10 operacionet e para të qeverisë

Maradona pro teknologjisë, por jo për ndeshjet e shkuara

Maradona pro teknologjisë, por jo për ndeshjet e shkuara

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni