Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Beteja për Prishtinën mes Shpend Ahmetit e Arban Abrashit: kush prej tyre po tutet nga debatet televizive?

by te Sheshi
16/11/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Beteja për Prishtinën mes Shpend Ahmetit e Arban Abrashit: kush prej tyre po tutet nga debatet televizive?

Nga Blendi Gashi

Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja në Prishtinë, përveç se po zhvillojnë luftë për të parin e kryeqytetit, zyrtarë të këtyre partive ka kohë që po zhvillojnë edhe një luftë, të themi mediale, ku hedhin akuza mes tyre për ikje të njërit apo tjetrit kandidat nga debatet zgjedhore që po organizohen në televizione të ndryshme në prag të balotazhit të 19 nëntorit.

Akuzat erdhën pak para nisjes së fushatës për balotazh, ku ishte Vetëvendosje ajo e cila ngacmoi LDK-në se kandidati i tyre Arban Abrashi po i ik debateve me kandidatin Shpend Ahmeti.

Nuk vonoi kundërpërgjigja e Abrashit të LDK-së i cili tha se ka anuluar për një kohë debatet për shkak të problemeve shëndetësore, konkretisht problemeve me dhëmbë, çka më pas jo pak ironizuan vetëvendosësit.

Në debatin e parë të organizuar nga televizioni Dukagjini u paraqit në studio Ahmeti, por jo edhe Abrashi, çka një numër jo i vogël i aktivistëve të VV-së e quajtën “frikacak” kandidatin e LDK-së.

Dhe pas jo pak përplasjeve, ndodhi dhe debati i shumëpritur mes tyre më datë 13 nëntor në Klan Kosova, ku për tre orë paraqitën para qytetarëve ofertat e tyre, ku më pas në rrjetet sociale, përkrahës të këtyre partive siç pritej shpallën “fitues” kandidatin e tyre të preferua. Megjithatë vlen të ceket se analistët politikë njëzëri përmes postimeve të tyre në Facebook e shpallën fitues vetëvendosësin Ahmeti, ku ca prej tyre dihet botërisht se janë kundër tij, vlen të përmendet Berat Buzhala nga gazeta”Express”, i cili hapur ka deklaruar se do votoj Abrashin.

LDK: Shpendi po ka frikë?

Dhe menjëherë një ditë më vonë rinisën akuzat e njëjta për ikje nga debati.

Tashmë, LDK-ja dhe Abrashi akuzuan Ahmetin se po ik nga debati. Kjo pasi Ahmeti nuk mori pjesë të martës mbrëma në debatin “Rubikon” të KTV-së që drejtohet nga gazetari Adriatik Kelmendi, dhe as në debatin e të mërkurës të organizuar nga RTK-ja.

Dhe refuzimi për të marrë pjesë në debat nga Ahmeti, kundërkandidati i tij nga LDK-së e ka lidhur me frikën që sipas tij ka vetëvendosësi.

“Ne kemi filluar më Klan, është paraparë debat në KTV që deshtoi, dhe RTK. Kjo tregon se ata s’janë serioz”, është shprehur Abrashi.

Edhe Bajram Gecaj, ish-këshilltar i Isa Mustafës ka komentuar mospjesëmarrjen e Ahmetit në këto dy debate duke thënë se ai ka frikë nga Abrashi.

“Fore t’lodhta, do të thoshin kullerat! ‘Fisnik Ismajli konfirmon: Shpend Ahmeti nuk e deshi Adriatik Kelmendin por Xhemën në KTV’!
E në RTK kush i pengoi?
Jo-jo, e vërteta qëndron se ky ‘zogu’ frikë ka nga kandidati dinjitoz Arban Abrashi!”,
 ka shkruar Gecaj në Facebook.

Sonte dueli i dytë?

Këtyre akuzave të LDK-së, Shpend Ahmeti ka njoftuar se të enjten mbrëma (sonte) do të zhvillohet debati i dytë zgjedhor me Abrashin në emisionin “Interaktiv” të KTV-së por nuk ka treguar pse nuk ka shkuar në dy debatet paraprake.

“Pas debatit në Klan Kosova, të realizuar të hënën e kësaj jave, kryetari Shpend Ahmeti ka shprehur gatishmërinë për një debat të dytë me pretenduesin Arban Abrashi. Duke pas parasysh interesimin e qytetarëve të Prishtinës për te vlerësuar ofertat zgjedhore për Prishtinën, përkundër një agjende të ngjeshur, shtabi i kryetarit Shpend Ahmeti ka marr vendim që t’i përgjigjet pozitivisht kërkesës së KTV-së për të organizuar debatin e radhës, në emisionin Interaktiv. Informojmë qytetarët se kryetari Shpend Ahmeti është i gatshëm që nesër (sot) të paraqitet në këtë emision, me shpresë se kjo mundësi do të shfrytëzohet nga kundërkandidati Arban Abrashi. Prej datës 22 tetor kemi konfirmuar 4 debate, ku kundërkandidati nuk ka ardhur. Jemi në dispozicion të organizatorëve të debatit për t’u dakorduar lidhur me detajet e këtij debati”, thuhet në njoftim.

Mbetet të shihet nëse Abrashi do të merr pjesë në këtë debat apo edhe ai nuk do të shkojë, siç bëri Ahmeti në dy debatet paraprake.

Ende nuk ka një konfirmin as nga LDK e as nga Abrashi nëse do marrin pjesë në debatin e sotëm edhe pse ky i fundit ka bërë disa statuse në profilin e tij në Facebook, po asnjë prej tyre nuk ka shkruar për çështjen e debatit. /tesheshi.com/

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?
Politikë

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Next Post
Ish-kampioni i botës në boks Ricky Hatton, gati të rikthehet në ring për t’u ndeshur me Rio Ferdinand…si tifozë

Ish-kampioni i botës në boks Ricky Hatton, gati të rikthehet në ring për t'u ndeshur me Rio Ferdinand...si tifozë

Fotot mbresëlënëse të një çifti kinez

Fotot mbresëlënëse të një çifti kinez

Dorëhiqet gjyqtari i EULEX-it për shkak të korrupsionit brenda misionit, BE heton akuzat

Dorëhiqet gjyqtari i EULEX-it për shkak të korrupsionit brenda misionit, BE heton akuzat

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni