Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Beteja për buxhetin e përbashkët: BE mund t’u kushtojë njerëzve më shumë sesa një kafe në ditë

by te Sheshi
03/05/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Ekonomi, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 3 mins read
A A
Beteja për buxhetin e përbashkët: BE mund t’u kushtojë njerëzve më shumë sesa një kafe në ditë

Telashet po shfaqen në horizont, ndërsa Bashkimi Europian pritet të diskutojë buxhetin e ri. Ka gjasa që shumë shpejt BE të kushtojë për qytetarët e vet më shumë sesa një kafe e mëngjesit. BE duket në ujëra të turbullta ndërsa priten debatet për betejën e parë madhore në lidhje me buxhetin në periudhën post-Brexit.

Komisioneri për Buxhetin, Guenther Oettinger do të paraqesë planet e BE-së për buxhetin e viteve 2021-2027. Por tensionet midis vendeve më të pasura të Europës – që paguajnë më shumë sesa marrin – dhe atyre më të varfëra, të cilat mbështeten mbi financimet e BE-së për të arritur të tjerat, duket se janë më të mprehta.

Po çfarë duhet ndarë?

Buxheti aktual afatgjatë për vitet 2014-2020,  përfaqëson rreth 1 për qind të të ardhurave bruto kombëtare të bllokut prej 28 shtetesh. Komisioni thot se 1 trilion euro të këtij buxheti gjashtëvjeçar është pothuajse i barabartë me blerjen e një kafeje në ditë nga ana e 440 milionë qytetarëve të Bashkimit Europian.

Komisionieri Oettinger thotë, ndërkaq, se shumë kërkesa në BE e bëjnë të domosdoshëm që buxheti të shkojë nga 1.1 për qind në 1.2 për qind të të ardhurave bruto. Sipas tij, së bashku me burimet e reja në fonde, do të duhet të ketë shkurtime në disa zona.

Përse shkurtime? Për shkak se nga fundi i vitit 2020, sipas planifikimit aktual të Brexit, Britania e Madhe nuk do të paguajë më për buxhetin e Bashkimit Europian. Vrima që do të hapet në buxhet do të jetë me gjasa nga 12 deri në 14 miliardë euro në vit.

Britania e Madhe është mes kontribuesve neto më të mëdhenj të Bashkimit Europian. Në vitin 2017, kontributi neto në buxhetin e BE-së ishte 8.9 miliardë paundë.

Cilat janë frontet e betejës?

Ka shumë – ky është vetëm fillimi i muajve, në mos viteve, të trazirave. Në fund, marrëveshja për buxhetin afat-gjatë duhet të jetë unanime midis 27 vendeve anëtare, pas largimit të Britanisë.

“Patatja e nxehtë” politike është presioni nga Gjermania dhe disa vende të tjera që të ndërlidhin alokimet buxhetore me respektimin e vlerave demokratike të BE-së dhe sundimin e ligjit. Hungaria dhe Polonia akuzohen se po minojnë këto vlera.

Shtetet që tani përballen me gjoba për shkeljen e rregullave të BE-së, por tashmë po flitet për pezullimin e disa fondeve buxhetore nëse shtetet minojnë lirinë e fjalës dhe pavarësinë e Gjyqësorit.

Kushtëzimi i tillë në pagesat e BE-së me gjasa do të ndeshë në rezistencë të ashpër nga Hungaria dhe Polona, të cilat kanë zemëruar partnerët europianë me refuzimin për të pranuar refugjatët dhe me rritjen e ndikimit qeveritar në media dhe gjykata.

BE po ashtu, po shkon drejt një përplasjeje midis vendeve që janë përgatitur të rrisin kontributet e tyre buxhetore – më dukshëm Franca dhe Gjermania – dhe atyre që nuk dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë, mes të cilave Finlanda dhe Hollanda.

Greqia dhe Italia – dy vendet e BE-së që mbajnë barrën më të madhe të emigrantëve të rinj – shpresojnë që t’u mbërrijnë më shumë financime rajonale, dhe më pak prej tyre të shkojnë në Europën Qendrore dhe Lindore.

Komisioni po ashtu dëshiron të lehtësojë presionin buxhetor duke nxitur kontributet kombëtare për bashkëfinancimin e projekteve me BE-në. Aktualisht, tipikja është që qeveritë të paguajnë 10 për qind drejt projekteve të bashkëfinancuara me BE, në të ardhmen ky kontribut i qeverive mund të rritet deri në 30 për qind.

Çfarë mund të ndryshojë?

Propozimet që tashmë janë në tryeza diskutimesh janë disa. Mes tyre bëhet fjalë për një forcë shumë më të madhe të BE-së në kufijtë e jashtëm. Oettinger raportohet se po merr në konsideratë rritjen me pesë herë më shumë të alokimeve për Frontex, agjencinë kufitare që ndihmon shtetet anëtare të procesojnë emigrantët e parregullt. Nga një staf aktual prej 1600 personash, Frontex do të rritet deri në një forcë prej 5 mijë personash, me një kosto të vlerësuar nga 20 në 25 miliardë euro përgjatë shtatë vjetëve.

Shkurtime priten në dy zonat më të mëdha buxhetore, që llogariten në gati 75 për qind të shpenzimeve aktuale në BE: bujqësëia dhe “kohezioni” (financimi për rajonet më të varfra). Faqja e lajmeve “Politico” thotë se Oettinger planifikon të shkurtojë 6 për qind në secilën prej këtyre fushave.

Komisioni i BE-së – që drafton dhe mbikqyr buxhetin – po kërkon financime ekstra për ekonominë dixhitale, kërkimin shkencor dhe programin e shkëmbimit Erasmus për studentët.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Next Post
Veshjet me dizenjot e frutave, tendenca më e ‘shijshme’ e verës

Veshjet me dizenjot e frutave, tendenca më e ‘shijshme’ e verës

Saimir Tahiri dorëzon mandatin nën akuza djathtas e majtas: do luftoj i vetëm!

Saimir Tahiri dorëzon mandatin nën akuza djathtas e majtas: do luftoj i vetëm!

Berisha: opozita nuk mjaftohet me Tahirin, BE kërkon kokën e Edi Ramës

Berisha: opozita nuk mjaftohet me Tahirin, BE kërkon kokën e Edi Ramës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni