Presidenti Meta përcolli mesazhin e radhës anti-mazhorancë, duke shfaqur shqetësimin e një vale emigrimi në Shqipëri vitet e fundit, një fenomen rajonal, por që ai e sheh si lokal.
“Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen.
Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë, në radhë të parë.
Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe!
U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe punësimi.
Shqipëria ka nevojë për ‘brain gain’ dhe jo ‘brain drain’!”, shkroi ai. /tesheshi.com/