Kryeministri Rama dha të kuptuar se Shqipëria nuk pret që të marrë ndihma nga Kina për t’ju përgjigjur situatës në rëndim e sipër nga koronavirusi në vend, ndonëse jo aq dramatike deri më tani.
Nga ana tjetër, disa media raportojnë se Shqipëria pret ndihma nga vendorigjina e Corona-s, referuar dhe një deklarate nga ambasada kineze në Tiranë.
Sipas A1 Report, nga përfaqësia diplomatike e Pekinit është thënë se pritet një përgjigje për ndihmën e kërkuar nga autoritetet shqiptare.
Por shefi i qeverisë, gjatë një interviste në Real Story e mohoi diçka të tillë. “Kinës po i kërkon ndihmë gjithë bota”, tha ai, duke sqaruar se Shqipëria nuk e kaparë të udhës diçka të tillë. “Çdo gjë e kemi siguruar nga Turqia”, tha Rama, duke shtuar se kjo është e mjaftueshme për të mos iu drejtuar Kinës. /tesheshi.com/